05:22 | 05/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Vret veten 20-vjeçari në burgun e Shën Kollit, ishte dënuar me 6 vite burg për plagosje

12:18 | 21/11/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
SKANDAL në burgun e Peqinit, masakrohet i burgosuri nga policia, drejtuesit fshehin dhunën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lezhë. Një 20-vjeçar i dënuar në burgun e Shën Kollit është gjendur i varur. Paraprakisht mësohet se i riu ësht varur me çarçaf.

Ai është identifikuar si Florian Kodra nga qyteti i Shkodrës. Kodra ishte dënuar nën akuzën e tentativës për vrasje dhe armëmbajtjes pa leje.

NGJARJA E NDODHUR NJË VIT MË PARË: 

Nazmi Topuzi, 49 vjeç, ka marrë dy plumba në trup dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën në spitalin rajonal të Shkodrës. Policia ka arrestuar si autor të ngjarjes 19-vjeçarin Florian Kodra, banues në fshatin Theth të Dukagjinit.

Sipas Policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 06:45, kur Nazmi Topuzi ka dalë në oborrin e shtëpisë së vjehrrës së tij, ku ai jetonte bashkë me të shoqen. 

Shkak i këtij krimi është bërë xhelozia, pasi i plagosuri dyshonte se 19-vjeçari i ngacmonte atij gruan 48- vjeçare.

Nazmi Topuzi është zënë në pritë nga i riu, pas një debati që kishin pasur mes tyre disa ditë më parë për shkaqe xhelozie. Siç mësohet, para pak ditësh Florian Kodra kishte shkuar në shtëpinë e të plagosurit për të mjekuar kërthizën nga vjehrra e tij (mjekim popullor).

Nazmi Topuzi, pasi ka mbaruar punën në biznesin familjar që menaxhon në Theth, është kthyer në shtëpi dhe aty ka gjetur të riun. 19-vjeçari është munduar që t’i shpjegojë arsyet se përse kishte shkuar në shtëpinë e tij, por aty ka nisur debati, pasi Nazmi Topuzi është bërë xheloz për gruan e tij, shtetasen D.D., 48 vjeçe, me të cilën, sipas Policisë, jetonte prej 2-3 vitesh.

I riu i ka mohuar akuzat që i ka bërë Nazmi Topuzi për gruan e tij, por ai nuk është bindur dhe i irrituar ka debatuar duke shkuar gati në përleshje mes tyre. Pak ditë pas këtij debati të pasqaruar mes tyre, 19- vjeçari në orët e mëngjesit të djeshëm e ka ruajtur 49- vjeçarin dhe sapo ka dalë në oborrin e shtëpisë së vjehrrit të tij, shtetasit Gjovalin Djerri, e ka qëlluar me katër plumba me armë zjarri automatik.

Topuzi ka marrë dy plumba, duke u plagosur rëndë. Ajo që ka dëshmuar për debatin ka qenë gruaja e të plagosurit. 19-vjeçari e ka pranuar krimin që ka bërë, por nuk ka dhënë arsyet për ngjarjen e ndodhur. Prej 2-3 vitesh Nazmi Topuzi jetonte në Theth te shtëpia e gruas së tij dhe familjarët e saj i kishin dhënë për të menaxhuar një biznes familjar të tyre.

Pasi kanë dëgjuar të shtënat, familjarët kanë dalë në oborr dhe transportimi është bërë nga një prej banorëve të zonës drejt spitalit të Shkodrës. Mendohet se ka humbur një sasi të konsiderueshme gjaku për shkak të rrugës disa orëshe nga zona malore e Thethit në Shkodër.

(E.K/Faxweb)

 

Etiketa: burgi denuarivret veten
Pas

Dhunim i të dënuarit në Fier, Drejtoria e Burgjeve: Nuk ka pasur asnjë lloj keqtrajtimi

Para

Ambasada amerikane jep një njoftim të rëndësishëm: Aplikimet për studime deri më 31 dhjetor

Para
Mesazhi i ambasadës amerikane për të rinjtë shqiptarë që do të studiojnë në SHBA: Punoni fort dhe shijojeni këtë përvojë

Ambasada amerikane jep një njoftim të rëndësishëm: Aplikimet për studime deri më 31 dhjetor

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vrasja në Vaun e Dejës/ Kush është Frrok Lleshaj? Viktima u dënua me 25 vjet burg për vrasje dhe u lirua në 2023

Vau i Dejës, gjendet i vdekur 65-vjeçari. Policia identifikon viktimën, dyshohet se është vrarë me armë zjarri

Shtetasi francez zhduket nga trageti, operacion kërkimi i përbashkët italo-shqiptar në det të hapur

Aksident tragjik në Itali/ Kamioni përplaset me disa automjete, tre të vdekur dhe 15 të plagosur

Pezullimi i Kuvendit, shpresë tek Kushtetuesja për t’i dhënë fund krizës politike

Netanyahu merr vendim për pushtimin e plotë të Gazës, në plan përfshihen operacionet në zonat ku mbahen pengje

Pritet të futet në fuqi pas dy javësh/ Autoritetet amerikane do të kërkojnë garanci deri në 15,000 dollarë për viza të caktuara turistike

Nëna fsheh vajzën 2 vjeçare në valixhe dhe e fut në bagazhin e autobusit

Kurti njofton në serbisht: 121 vende pune të hapura në Ujësjellësin Rajonal “Mitrovica” në veri

7 avionë misteriozë mbi klubin e golfit të Trump, ushtria amerikane ngre avionët luftarakë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.