Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Mashkullore të Gjirokastrës.
Një 33-vjeçar, baba i dy fëmijëve të mitur është gjetur i vetëvarur, në rrethana ende të paqarta.
Viktima është identifikuar si Florian Resuli, i cili pak kohë më parë ishte nisur për tre muaj drejt Tiranës, dhe më pas ishte rikthyer në Mashkullore.
Mendohet se një nga shkaqet kryesore që ka çuar në këtë ngjarje të rëndë kanë qenë kushtet ekonomike të familjes Resuli. Po punohet për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.
(E.K/FAXWEB.AL)