22:58 | 10/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Vriten 40 palestinezë, Izraeli vijon bombardimet në Gazë teksa Trump e Netanyahu bisedojnë për armëpushim

13:42 | 09/07/2025
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vriten 40 palestinezë, Izraeli vijon bombardimet në Gazë teksa Trump e Netanyahu bisedojnë për armëpushim

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, zhvilloi një takim të dytë brenda dy ditësh me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë, në Uashington, në mbrëmjen e së martës.

Trump është duke iu dhënë shtytje përpjekjeve për një armëpushim që mund të çojë drejt një fundi të luftës 21-muajshe në Gazë.

Izraeli dhe grupi palestinez Hamas, i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian, po shqyrtojnë një propozim të ri armëpushimi, të mbështetur nga Uashingtoni, i cili do të pezullonte luftimet, do t’i lironte pengjet izraelite dhe do të dërgonte ndihma të shumënevojshme në Gazë, raporton AP.

Spitali Nasser, në qytetin jugor të Han Junisit, në Gazë, tha se në mesin e të vdekurve ishin 17 gra dhe 10 fëmijë. Sipas spitalit, një sulm vrau 10 persona nga e njëjta familje, përfshirë tre fëmijë.

Ushtria izraelite nuk komentoi për sulme specifike, por tha se ka goditur mbi 100 objektiva nëpër Gazë gjatë ditës së fundit, përfshirë militantë, struktura të minuara, magazina të armëve, raketahedhës dhe tunele.

Izraeli akuzon Hamasin se fsheh armë dhe luftëtarë në mesin e civilëve.

Lufta nisi pasi Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor 2023, duke vrarë rreth 1.200 njerëz dhe duke marrë peng 251 të tjerë.

Shumica e pengjeve janë liruar gjatë armëpushimeve të mëparshme.

Ofensiva e Izraelit në Gazë ka vrarë më shumë se 57.000 palestinezë, mbi gjysma e tyre gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë.

Ministria, e cila është pjesë e qeverisë së Gazës që udhëhiqet nga Hamasi, nuk bën dallimin ndërmjet civilëve dhe luftëtarëve.

Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe organizata të tjera ndërkombëtare i konsiderojnë shifrat e saj si statistikat më të besueshme për viktimat e luftës.

Netanyahu u tha gazetarëve në Uashington, të martën, se ai dhe Trump pajtohen plotësisht për nevojën për shkatërrimin e Hamasit.

Ai shtoi se bashkëpunimi dhe koordinimi ndërmjet Izraelit dhe SHBA-së nuk ka qenë asnjëherë më i mirë në historinë 77-vjeçare të Izraelit.

Më vonë, këtë javë, i dërguari i Trumpit për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, pritet të shkojë në kryeqytetin e Katarit, Doha, për të vazhduar negociatat indirekte me Hamasin rreth propozimit për armëpushim.

Witkoff tha se tri çështje kyç të mospajtimit janë zgjidhur, por se një çështje e rëndësishme ende mbetet e hapur. Ai nuk bëri të ditur se për çfarë bëhet fjalë. /rel

Pas

Shoferi i droguar përplas automjetin e policisë në Tiranë, dy efektivë përfundojnë në spital

Para

65-vjeçari i vë flakën qëllimisht banesës në Tiranë, lëndohet bashkëshortja

Para
Shiste kokainë në dyqanin e tij, arrestohet 38-vjeçari në Berat

65-vjeçari i vë flakën qëllimisht banesës në Tiranë, lëndohet bashkëshortja

 



Të Fundit

Përfundon konferenca për Rimëkëmbjen e Ukrainës në Romë. Pas armëpushimit do të ngrihet seli në Paris vitin e parë të operacioneve

Starmer dhe Macron zbulojnë marrëveshjen e re për emigrantët

Vdekja e 27-vjeçarit, ikën komandanti policor në Lipjan. Kërkohen dorëheqje të tjera

VKM/ Jonid Jorgji emërohet Kryetar i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë

Flakët përfshijnë kodrën në Kavajë, digjen dhjetëra rrënjë ulliri

Bashkia Vlorë hap thirrjen për aplikime në 12 pozicione drejtuese, ftohen profesionistët të bëhen pjesë e Vlorës 2030

VKM/ Prodhimi dhe tregtimi i municioneve të kalibrave të vegjël e të mesëm, miratohen kushtet e negocimit

Prapaskenat Trump-Netanyahu dhe tarifat ndaj Brazilit: Presion politik dhe ekonomik në rritje

Faton Mehmeti: Vizita e zyrtarit amerikan rikthen vëmendjen e SHBA në Kosovë, situata në Kuvend në krizë të thellë

“Serbët në veri përballen me terror”, Petkovic i ankohet ndërkombëtarëve: Urat, kundër interesave tona

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.