Vetëm pak minuta më parë ka ndodhur një ngjarje e rëndë në zonën e Pediatrisë në Tiranë. Një person është vrarë me armë zjarri nga një atentat mafioz,.
“Fax News”raporton se ngjarja ka ndodhur në zonën ku ndodhet Pediatria, pranë qendrës spitalore “Nënë Tereza”.
Personi, i cili ndodhet i shtrirë në tokë është i gjinisë mashkull, dhe ka humbur jetën. 41-vjeçari ka marrë 4 plumba, 2 prej të cilave në kokë.
Mësohet se ai është ekzekutuar nga një person i cili është larguar me motor. Në vendngjarje policia ka gjetur edhe pistoletën me të cilën dyshohet se është qëlluar ndaj viktimës. (J.V/Faxweb)
Discussion about this post