Një gazetar nga Kongo, i cili ishte duke rritur ndërgjegjësimin për virusin Ebola në Republikën Demokratike të Kongos, është vrarë në shtëpinë e tij.
Ushtria tha që sulmuesit e paidentifikuar sulmuan shtëpinë e Papy Mumbere Mahamba në Lëebma, në provincën veri-lindore të Iturit, duke vrarë atë, duke plagosur gruan e tij dhe duke djegur shtëpinë e tyre.
Kongo është duke përjetuar epideminë e dytë më të keqe në botë të Ebolas. Njerëzit që punojnë për të ndaluar virusin shpesh janë në shënjestër.
Sipas BBC-së, gjatë vitit të kaluar ka pasur dhjetëra sulme ndaj qendrave shëndetësore dhe ndaj njerëzve që punojnë për të ndaluar epideminë.
Dhuna mendohet se nxitet nga besimi midis shumë njerëzve se virusi nuk është i vërtetë, gjë që mund të çojë në mosbesim të atyre që punojnë në këtë sektor.
Për shembull kur mjekët bëjnë thirrje që njerëzit të heqin dorë nga ritet tradicionale për të siguruar varrosje të sigurta, mund të krijojë armiqësi.
Disa njerëz madje ndiejnë se Ebola është një mashtrim i krijuar nga mjekët për të marrë punë që paguhen mirë.