Një 23 vjeçar shqiptar nga fshati Poum i Strugës ka mbetur i vrarë, kurse shoku i tij është plagosur rëndë mbrëmjen e djeshme në Strugë. Mësohet se mbi dy të rinjtë është qëlluar me armë.
Burimet policore bënë të ditur për AlsatM se personi me iniciale U. B. I lindur në vitin 1997 nga fshati Poum ka gjuajtur me armë mbi personin Z. B. I lindur në vitin 1996 dhe V.B I lindur në vitin 1973 si dhe ndaj disa personave të tjerë.
Për shkak të të shtënave me armë, 23 vjeçari Z.B. ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërkohë që shoku i tij, V.B. është dërguar në spitalin e Strugës.
Autori, që ka qelluar me armë siç njoftojnë nga policia, është paraqitur më pas vetënë stacionin policorë të Strugës. Policia ka nisur hetimet per zbardhjen e ngjarjes.
(E.K/FAXWEB.AL)