09:29 | 03/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vritet me armë reperi i njohur, Rihanna reagon e tronditur (Foto+video)

09:20 | 01/04/2019
në Aktualitet, Bota, Flash, ShowBiz, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vritet me armë reperi i njohur, Rihanna reagon e tronditur (Foto+video)

Reperi i njohur amerikan nga Los Angeles, Nipsey Hussle është qëlluar për vdekje jashtë dyqanit të veshjeve të tij, raportuan mediat këtë të hënë.

33-vjeçari u qëllua disa herë me armë zjarri dhe u shpall i vdekur pas mbërritjes në spital, njoftoi Los Angeles Times.

Dy persona të tjerë u plagosën në të shtënat jashtë “Marathon Clothing” në Los Anxhelos-in jugor.

Albumi i Nipsey Hussle “Victory Lap”, mori një nominim për albumin më të mirë rap në “Grammy Awards” të këtij viti.

“Ne nuk kemi informacione rreth të dyshuarve për momentin dhe do të japim më shumë detaje pasi ato të bëhen të disponueshme”, njoftoi Departamenti i Policisë në “Los Anxheles”.

Kjo ngjarje ka sjellë padyshim dhe pikëllim në radhët e artistëve, ndërsa Rihanna ka qenë një nga të parat këngëtare që ka reaguar, duke shkruar në Twitter “shpirti im është tronditur”.

Nipsey Hussle, emri i vërtetë i të cilit është Ermias Davidson Asghedom, u rrit në Los Anxhelos-in Jugor dhe ishte pjesë e grupit “Rollin’ 60” gjatë viteve të adoleshencës.

Më vonë, ai u bë drejtues i komunitetit dhe u përfshi në projektin artistik “Crenshaw Destination”.

“U rrita në një kulturë gangsterësh”, tha ai për “Los Angeles Times” në një intervistë në vitin 2018.” “Ne u morëm me vdekje, me vrasje. Ishte sikur jetoje në një zonë lufte, ku njerëzit vdisnin përreth blloqeve të pallateve dhe në një farë mënyre të gjithë kishin fituar imunitet ndaj kësaj”. 

Etiketa: nipsey husslereperi amerikanvdes reperi i njohur
Pas

“Unë kam disa rroga”, Ermal Mamaqi deklaron të ardhurat e tij

Para

Arrestohen dy shqiptarët në Itali, bashkëpunonin me familjen mafioze (Emrat)

Para
Arrestohen dy shqiptarët në Itali, bashkëpunonin me familjen mafioze (Emrat)

Arrestohen dy shqiptarët në Itali, bashkëpunonin me familjen mafioze (Emrat)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plagosje me armë zjarri në Fresk

Hamasi refuzon të dorëzojë armët: Vetëm nëse formohet një shtet i pavarur palestinez

Trump sërish fajëson Bidenin: Lufta në Ukrainë është e tij, nuk është e imja

Tragjedi në Siçili, volejbollistja 20-vjeçare gjendet e vdekur në pishinë gjatë një feste

“Lëreni Gazën të jetojë”-Shpërthejnë protesta pro-Palestinës në New York

Skandal korrupsioni në prokurimin e dronëve në Ukrainë, përfshihen deputetë, zyrtarë dhe anëtarë të Gardës Kombëtare

Dron i dyshuar bjellorus në Lituani, vendi në gatishmëri

Japoni, ariu sulmon një grua jashtë një qendre për persona me aftësi të kufizuara

Broja gati për transferimin te Burnley, përmirësim page në skuadrën e re

Aksident në Korçë, mjeti përfundon i përmbysur jashtë rrugës! Plagoset drejtuesi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.