Nga të shtënat me armë në zonën e Tiranës së Re ka mbetur 26-vjecari Jurgen Kurti, i cili sapo kishte dalë nga palestra.
Kurti njihet si biznesmen dhe menaxher i VIP-ave i cili njihet në botën mediatike për shkak se në vitin 2016 ai u arrestua pasi dyshohej se kishte vrarë të atin, por që më pas autorësinë për ngjarjen e mori daja i tij.
Kurti u akuzua edhe për një vrasje tjetër në vitin 2017, një vit pas vrasjes së të atit. Vrasja e Agim Arapit në Durrës duke e rrahur barbarisht ka tronditur jo pak opinionin publik në qytetin bregdetar dy vite më parë (Lexo këtu).
Bashkëshortja e tij ka treguar se sherri midis familjes Arapi dhe Jurgen Kurtit ka nisur për çështje borxhesh. Ka qenë fillimisht ajo që i ka kërkuar llogari Jurgen Kurtit dhe ky i fundit ka kundërshtuar t’i paguante qiranë, madje e ka ofenduar.
Pas tij, thotë ajo në market kanë mbërritur vëllezërit Ekonomi, vjehrri i Jurgenit bashkë me të vëllanë, të cilët kanë nisur të qëllojnë bashkëshortin e saj, por edhe Vjollcën vetë.
Vjollca deklaroi dy vite më parë se asokohe 24-vjeçari Jurgen Kurti, një vit më parë i arrestuar edhe për vrasjen e babait të tij, është po aq fajtor sa dy vëllezërit Ekonomi “I thërriti ato të dy, është bashkëpunëtor, pse u la i lirë”,- thoshte gruaja e të ndjerit Agim Arapi.
Por edhe lidhur me këtë ngjarje Kurti i shpëtoi dënimit duke u bërë një nga personzhet shumë të njohur në Tiranë për shkak të aktivitetit me të cilin merrej (Lexo këtu)
(F.GJ/FAXWEB.AL)