Një person është vrarë me armë zjarri para pak mitutave në Mirditë. Vrasja sipas informacioneve paraprake ka ndodhur në fshatin Zall Xhuxhë të Mirditës ndërsa Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje.
Sipas Policisë i vdekur ka mbetur një 34-vjeçar me inicialet E.Z, ndërsa nuk ka informacione mi shkaqet dhe rrethanat për të cilat ka ndodhur.
Mirditë /Informacion paraprak
Në fshatin Zall Xhuxhë në Fan – Mirditë, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi E.Z. 34 vjeç, banues në Kurbin.
Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Mirditë në mbështetje edhe nga forcat policore të Drejtorisë, po bëhet krehja e zones me qëllim kapjen e autorit.
(F.GJ/FAXWEB.AL)