Policia greke është vënë në alarm pak pas orës 21:00 pasi të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në Paleo Faliro.
Sipas informacioneve fillestare bëhet fjalë për një burrë me origjinë shqiptare i cili është qëlluar nga persona të panjohur të cilët më pas janë larguar. Ngjarja ka ndodhur në rrugën 44 Atlantos.
Sipas informacioneve, i plagosuri – rreth 60 vjeç – është dërguar me shenja jete me ambulancë në “Evangelismos”, pasi dyshohet se ka marrë një plumb në gjoks. Megjithatë, më pas ndërroi jetë në spital.
Policia ka nisur hetimet për gjetjen dhe kapjen e autorit/ve.