Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme qytetin bregdetar të Durrësit, pasi disa pesona kanë vrarë me thikë pronarin e një picerie.
Viktima quhet Agim Arapi, rreth 60 vjeç. Ndërkohë që mësohet se tre autorët e krimit, ishin banorë të pallatit ku ishte piceria e të ndjerit Arapi.
Të tre u larguan nga vendngjarja, mirëpo policia arriti t’i dërgonte prapa hekurave, ku do t’i nënshtrohen procedurave të tjera të Drejtësisë. Bardhë e blutë po hetojnë ende, për të kuptuar shkaqet e këtij konflikti mes katër komshinjve të pallatit, konflikt i cili përfundoi në vdekjen e njërit prej tyre. Vijon… (D.D/Shuplaka)