Është vrarë në Afganistan, një ndër komandantët më të lartë të Al-Qaedas, Saifullah Akhtar.
Lajmi është bërë me dije nga forcat special të Direktoratit Kombëtar të Sigurisë në provincën e Gaznit, të cilët njoftuan se gjatë një operacioni të tyre, mbeti i vrarë komandanti Qari Saifullah Akhtar.
”Ai kishte grumbulluar rreth 30 000 luftëtarë në Afganistan për të luftuar më pas në Azinë Qendrore”, thuhet në një deklaratë të direktoratit Kombëtar të Sigurisë.
Saifullah Akhtar ishtë një ndër komandantët më të lartë të Al-Qaedas, i cili ka udhëhequr luftëtarët pakistanezë gjatë kohës kur vendi drejtohej nga regjimi taleban. (XH.A/SHUPLAKA)