Ekzekutohet me armë në derën e shtëpisë së tij, babai i Albi Xhezairit i shumëkërkuari për vrasjen e Aleksandër Bardhit.
Kjo ngjarje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Ksamil, ku 53-vjeçari Agron Xhezairi u vra me breshëri plumbash.
Dyshohet se kjo vrasje mund të jetë bërë për hakmarrje, pasi djali i Xhezairit është i dyshuari kryesor për vrasjen e Aleksandër Bardhit më 24 shtator në fshatin Shëndëlli.
Rreth dy muaj më parë, më 30 tetor ka ndodhur edhe një tentative vrasje ndaj 53-vjeçarit.
Në makinën e tij ishte vënë një bombë me telekomandë, por që në atë kohë Xhezairi arriti ta kuptojë këtë fakt dhe njoftoi policinë, e cila më pas bëri çaktivizimin e saj.
Për vrasjen e Aleksandër Bardhit janë arrestuar dy persona, Dhimitër Ciko 20-vjeç dhe Amarildo Lame 18-vjeç. Por, policia ka shpallur në kërkim edhe 20-vjeçarin, Albi Xhezairi, djali i të ndjerit që u vra sot.