Ish-deputeti rus Denis Voronenkov është vrarë ditën e sotme në një atentat në Kiev.
Sipas “The Guardian”, ish-deputeti u vra në hyrje të një hoteli në kryeqytetin ukrainas. Ai ishte anëtaer i partisë komuniste të dhomës së ulët në Parlamentin rus, ishte shpërngulur në Ukrainë vjeshtën e shkuar dhe kishte marrë nënshtetësinë ukrainase. Duhet të theksojmë që ish-deputeti ishte larguar nga Rusia sëbashku me bashkëshorten e tij, këngëtaren Maria Maksakova, e cila ishte gjithashtu deputete.
Voronenkov deklaroi se u largua nga vendi pasi po persekutohej nga agjencitë e sigurisë ruse dhe për këtë arsye hoqi dorë edhe nga nënshtetësia.
Ai dha disa intervista pas largimin nga Rusia, ku kritikoi ashpër Presidentin Vladimir Putin dhe politikat e Kremlinit në Ukrainë.
(J.V/Shuplaka)