Një djalë 19 vjeçar ka vdekur sot pasi është therur me thikë në një lagje të Prizrenit. Këtë e ka bërë të ditur Policia e këtij qyteti në një përgjigje për Express.
“Viktima ka ndërruar jetë në spital rreth pas orës 16. Ka pasur një përleshje mes tre personave ku është përdorur edhe thika”, ka thënë Shaban Osmanollaj .
Policia ka arrestuar të dyshuarit ndërsa po vazhdon intervistomi i tyre por nuk ka i bërë të ditur emrin e viktimës si dhe të personave të arrestuar.