Albano Bogdo është një nga aktorët më të njohur shqiptar i cili ka spikatur me humorin e tij.
Pak më parë u përhapen thashetheme në pothuaj të gjitha mediat, se aktori njohur vuan nga një sëmundje e rëndë dhe si pasojë do të tërhiqet nga aktrimi.
Por me sa duket ky ka qenë një provokim nga aktori Bogdo për të parë se çfarë reagimi do të kenë ndjekësit dhe media ndaj tij.
Albano ka reaguar ne Insatastory ku ka sqaruar gjithë ndjeksit.
‘’Më mori Angela Merkel në telefon dhe më tha që është kusht i panegociueshëm i hapjes së negociatave kshuqë ti kthehem aktrimit apo ta lë Shqipërinë në m*t?
Nuk mund tju lë dot jashtë BE-së, më vjen keq, kur të futemi do e lë pastaj. Më falni që ju zhgënjeva juve që mezi po prisnit ta lija”, shprehet Albano Bogdo në videon e postuar.
Qetësohuni njerëz! Albanon do ta kemi përsëri me rolet e tij që shkaktojnë të qeshura pa fund.
(M.C/FAXWEB.AL)