Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit foli për procesin e rindërtimit pas tërmetit ku vuri theksin e nevojës së kompanive të ndërtimit për punëtorë.
Rama deklaroi se qeveria do të vendosë një pagë mesatare për të gjithë punojësit që do të punojnë në procesin e rindërtimit dhe do të jetë diku tek 420 euro, duke shtuar se do të jetë qeveria që do ta imponojë pagën.
“Të gjithë kanë nevojë për një trajtim plus. Ka shumë ankesa, skemi punë, skemi punë. Nga ky proces do të krijohen shumë vende pune të reja. Ndërkohë kemi nevojë për punë me krah të kualifikuar. Dua të bëj me dije se qeveria duhet të imponojë që kompanitë e ndërtimit duhet të vendosin një pagë të barabartë me pagën mesatre që paguhet në Shqipëri e cila është 420 euro. Do të negociojmë me kompanitë, por nuk do të pranojmë që të paguajnë punëtorët me pagën minimale. Paga do të jetë e imponuar nga qeveria dhe do të jetë rreth pagës mesatare që paguhet në Republikën e Shqipërisë.
Ne do të hapim kufijtë edhe për punonjësit e huaj. Tani do tu japim mundësi kompanive që të rekrutojnë punonjës që të vijnë në Shqipëri. Kjo është një sfidë për gjithë rajonin dhe në këtë sfidë ne kemi mundësinë që me avantazhin e krijuar me një procedurë për vetëm 7 ditë të vijnë punonjës nga jashtë. Vuajmë për punëtorë si pasojë e refuzimit të shumë kujt që të punojnë në sektorin privat në pritje të një pune në shtet.
300 nxënës të shkollave profesionale do të përfshihen në procesin e ndërtimit. Në këtë proces duam që jo thjeshtë të riparojmë dëmet e tërmetit por të bëjmë një kapërcim të rëndësishëm për ekonominë e vendit.”- tha Rama.
(M.Q/Faxweb.al)
Discussion about this post