Edhe pse është dënuar nga gjykata e Prishtinës me burg për bindjet e tij terroriste shqiptari Fitim Lladrovicin, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale është shprehur I entuziazmuar për sulmet ne Sri Lanka.
I riu ka vuajtur më shumë se tri vite burgim për pjesëmarrje në grupim terrorist ISIS, në Siri, dhe mesa duket ende është po me të njëjtat bindje.
I njohur me nofkën “Fita”, Lladrovci një ditë më parë u shpreh i gëzuar me sulmet e fundit terroriste në kishat e Sri Lankës, që lanë të vdekur të paktën 359 njerëz, mes të cilëve 45 fëmijë. Bile sipas tij sulme të tilla do të ndodhin edhe në qendra të mëdha botërore.
“Me ndihmën e Allahut, bijt e Ummetit sulmuan aty ku dhemb më shumë, në kishat dhe hotelet e Shri Lankës dhe nesër do të sulmojnë përsëri, por kësaj here në Paris, Londër, Uashington, dhe Nju Jork. Andaj pritni, se me të vërtetë edhe ne presim me ju.!!!”, kishte shkruar Lladrovci.
Sipas Lladrovcit, ideologjia e tillë nuk do të mund shuhet.
“Kur armiqtë e Allahut bën masakra tragjike në Mosul, Rakkah, Sirte, Maraëi, Baguz dhe në qytete tjera muslimane, ata pritën që Muxhahidët nuk do të mund të qëndrojnë gjatë dhe me marrjen e kampeve dhe qyteteve menduan se janë fitimtarë në luftën mes të drejtës dhe të kotës, ata menduan se do ta shuajnë Xhihadin, ata menduan se me vrasjen e burrave, fëmijëve dhe grave se do ta heqin qafe këtë Akide të Al Ëelas dhe Beraas. Pak ata dinë!!!”
Fitim Lladrovci, më tutje thotë se ideja e një kalifati nuk do të shembet kurrë.
“Akidja e Hilafetit është në zemrat dhe mendjet tona, në realitet jemi gjithkund, çdo Musliman është projekt për Xhihadin në të ardhmen. Allahu ka Premtuar se Xhihadi do të qëndrojë deri në Orën e Fundit (Kijametit), dhe ne besojmë në Allahun”
Por, qëndrimi i tij në facebook nuk ka shpëtuar pa u vërejtur nga organet e sigurisë. Madje Policia e Kosovës, të mërkurën në mesditë e ka arrestuar Fitm Lladrovcin.
“Referuar kërkesës suaj ju informojmë se, me datën 24.04.2019 është arrestuar personi F. LL, dhe i njëjti me urdhër të prokurorit special, është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në deklaratën e Policisë.
Discussion about this post