Është një sagë që duket se nuk do të mbarojë kurrë ndërsa vuajtjet për qindra apo mijëra familje vijojnë ende.
Fjalën e kemi për naftëtarët, një nga profesionet më të vështirë në vendin tonë dhe më pak të vlerësuar njëkohësisht.
Edhe pse nëntoka shqiptare me të drejtë cilësohet si e mbushur me ar, përveç oligarkëve të cilët kanë pasur në dorë përfitimet, banorët e zonave të Fierit dhe Ballshit nuk i kanë parë të mirën ‘’arit të zi”.
Naftëtarët e Ballshit protestojnë sërish sot, për shkak se kanë ngelur pa punë. Ata kërkojnë rifillimin e punës dhe shlyerjen e rreth 15 pagave të prapambetura nga viti 2015-2016. Po ashtu ata protestojnë edhe për statusin e tyre, i cili shkelet e shkelet prej vitesh.
Protesta pritet që të vijojë përrreth dy orë, ndërsa naftëtarët thonë se qeveria u ka premtuar se do të gjejë një investitor të ri.
(E.K/FAXWEB)