15:26 | 28/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vuani nga dhimbja e kokës, kapsllëku dhe ankthi? Ky është minerali që ju mungon

11:18 | 20/10/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vuani nga dhimbja e kokës, kapsllëku dhe ankthi? Ky është minerali që ju mungon

Vuani shpesh nga dhimbjet e kokës, kapsllëku apo ankthi? Nuk keni përse të përdorni vazhdimisht ilaçe. Zgjidhja më e mirë është: Magnezi, një mineral i rëndësishëm që shumica prej nesh nuk po e konsumojmë mjaftueshëm. Gati 68% e njerëzve nuk marrin mjaftueshëm magnez, një mineral që luan një rol të rëndësishëm tek mbi 300 reaksione enzimatike në trup.

“Në përgjithësi, njerëzit nuk konsumojnë mjaftueshëm perime, sidomos ato me gjethe jeshile, disa prej të cilave janë ndër burimet më të mira të magnezit, dhe konsumojnë më shumë ushqime të përpunuara, që kanë mungesë mineralesh”, thotë dietologia Katie Shields.

Duke qenë se ky mineral luan një rol të rëndësishëm në shumë reaksione në trup, mosmarrja mjaftueshëm e tij mund të shkaktojë shumë dëme. Magnezi ndihmon në relaksimin e muskujve dhe rrjedhjen e gjakut, prandaj mungesa e tij mund të shkaktojë shumë probleme, duke filluar nga dhimbja e kokës, lodhja deri tek kapsllëku, thotë Shields.

Ky mineral luan gjithashtu një rol të rëndësishëm në mbajtjen nën kontroll të niveleve të sheqerit në gjak dhe ka një efekt qetësues në sistemin nervor, prandaj mungesa e tij mund të shkaktojë rritje të sheqerit dhe mund të çojë në ankth dhe pagjumësi.

Ku mund ta merrni magnezin?

Ndoshta magnezi mund të mos kurojë çdo dhimbje, megjithatë, duke konsumuar çdo ditë ushqimet e duhura, të pasura me të, ju i siguroni trupit mundësinë të funksionojë siç duhet. Meshkujt duhet të marrin rreth 400-420 mg magnez në ditë. Në përgjithësi, ushqimet që janë të pasura me fibër janë burim i mirë edhe i magnezit. Të tilla ushqime janë perimet me gjethe jeshile, si sallata, lakra, brokoli, frutat e thata (sidomos bajamet), kungulli, djathi suedez, bishtajoret (sidomos fasulet e kuqe) etj./Burimi ”Shëndeti”

Etiketa: kapsllekumagnezi
Pas

Atje ku nuk të shkon mendja- Ku i fshehin të burgosurit shqiptarë telefonat?

Para

FOTO/ Burri me 39 gra, 94 fëmijë dhe 33 nipër e mbesa kërkon përsëri nuse

Para
FOTO/ Burri me 39 gra, 94 fëmijë dhe 33 nipër e mbesa kërkon përsëri nuse

FOTO/ Burri me 39 gra, 94 fëmijë dhe 33 nipër e mbesa kërkon përsëri nuse

Discussion about this post

 



Të Fundit

Të enjten rinis Kuvendi/ Deputetët i kthehen seancave pas zgjedhjeve

Zelensky nga Berlini, thirrje SHBA-së: ‘Godisni’ Rusinë me sanksione të ashpra!

Sarandë/ Vjen sezoni veror, por shtohet dhe ‘lufta’ për plazhet! 3 persona nën akuzë për ndërtim platformash pa leje dhe punime me eskavator

Vodhën automjetin në Tepelenë dhe e shitën në Gjirokastër, arrestohen tre të rinjtë

Eurobarometri: Besimi në BE më i larti që nga 2007-a

Lezhë/ Lejoi pushtimin e tokës, merret nën akuzë zyrtari vendor, firmosi procesverbalin! Nën hetim për falsifikim edhe një 61-vjeçar

GJKKO jep vendimin për fraksionin II të dosjes “5D”/Dënime për zyrtarë të Klubit Sportiv Tiranë

Turi i 82-të Çiklistik i Shqipërisë/Etapa e tretë përshkon segmentin Fier–Vlorë

“Braktisen” minierat, MIE revokon 12 leje në Janar-Maj, shumica pasi nuk kryhet aktivitet

Zelensky nga Berlini, thirrje SHBA-së: ‘Godisni’ Rusinë me sanksione të ashpra!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.