23:14 | 13/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Vuani nga nervi shiatik, si t’i trajtoni dhimbjet

08:27 | 19/09/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vuani nga nervi shiatik, si t’i trajtoni dhimbjet

Nervi shiatik ( sciatic nerve) është nervi me trashësinë më të madhe në organizëm dhe e merr origjinën nga bashkimi i disa rrënjëve nervore ( L4 , L5, S1, S2, S3 ) që dalin nga fundi i pjesës lumbare të kolonës vertebrale. Ky nerv shtrihet përgjatë pjesës së brendshme të regjionit gluteal (të ndenjurave) dhe pjesës së pasme të kofshës deri në pjesën e poshtme të këmbës.

Dhimbje nga nervi shiatik ( sciatica) quhet dhimbja që provokohet nga irritimi i nervit nga faktorë të ndryshëm. Në mënyrë tipike kjo dhimbje shtrihet që nga pjesa e poshtme e mesit, në pjesën e pasme të kofshës dhe deri më poshtë gjurit. Kjo dhimbje përshkruhet nga pacientët si therëse apo shpuese dhe mund të shoqërohet me ndjesinë e mpirjes apo djegies në territoret e përshkruara më lart.

Në shumicën e rasteve është e shoqëruar me dhimbje mesi, por ndonjëherë dhe pa këtë të fundit. Dhimbja e fortë shpesh kufizon ecjen, ose mund të rëndohet nga ecja apo përkulja përpara dhe qetësohet nga qëndrimi shtrirë. Shpesh mund të kemi dhe vështirësi ose pamundësi në lëvizjen e këmbës apo të gishtave.

Dhimbja është gjithmonë në njërën këmbë dhe rrallë në të dyja. Në shumë raste acarohet nga lëvizjet e menjëhershme, ndërrimi i pozicionit nga ulur në këmbë apo nga teshtima ose kolla. Epidemiologjia: Shiatika është një nga arsyet më të shpeshta të konsultave neurologjike. Ndodh rrallë para moshës 20 vjeç dhe kulmin e ka në moshat aktive 40 -50 vjeç . Mendohet se rreth 43 % e popullatës e përjeton një shiatika në një moment gjatë jetës.

Kur konsiderohet serioze dhimbja: Kur shenjat neurologjike avancojnë, domethënë që mund të ndodhë paralizë e lëvizjeve të këmbës ose kur situatës i shtohet dhe mos kontrolli i fshikëzës urinare ( pamundësi për ta zbrazur). Në këto raste situata është urgjencë mjekësore dhe kërkon trajtim të menjëhershëm kirurgjikal.

Shkaqet e sëmundjes:

 -Hernia diskale lumbare është shkaku më i shpeshtë. Kjo ndodh kur kapsula e diskut që gjendet midis dy vertebrave çahet dhe indi fibroz që ndodhet në brendësi del jashtë dhe bie në kontakt apo shtyp rrënjën nervore në afërsi të tij.

–Degjenerimi i diskut intervertebral, është një proces natyral që ndodh me plakjen e njeriut. Disa substanca që ndodhen në brendësi të diskut dalin jashtë dhe irritojnë ( ngacmojnë ) rrënjët e nervave.

 –Spondilolisteza, ndodh kur trupi i një vertebre rrëshqet dhe spostohet përpara mbi trupin e një vertebre tjetër. Kjo bën që rrënja e nervit të tërhiqet dhe të prodhojë shenjat e përmendura më sipër.

-Stenoza ( ngushtimi ) i kanalit spinal. Është relativisht e shpeshtë në moshat mbi 60 vjeç dhe mund të shoqërojë dhe artritin. Ngushtimi i kanalit ndodh nga trashja e ligamenteve dhe e indit lidhor që gjendet në brendësi të tij.

–Sindroma piriform, e merr emrin nga muskuli piriformis i cili është në kontakt me nervin shiatik përgjatë rrugës së tij në pjesën gluteale. Patologjitë që prekin muskulin mund të irritojnë dhe nervin Disfunksioni i artikulacionit sacroiliac – ky artikulacion gjendet në fund të shtyllës kurrizore dhe mund të irritojë nervin shiatik që kalon në pjesën e sipërme të tij.

Kushte apo patologji të tjera që mund të japin dhimbje shiatike janë: shtatzënia, tumoret apo metastazat e kolonës vertebrale, frakturat e kolonës, infeksionet.

Faktorët e rrezikut për zhvillimin e shiatikës:

Disa studime kanë treguar se mbipesha dhe obeziteti janë faktorë rreziku për zhvillimin e shiatikës. Përmendet dhe duhanpirja që ndikon në degjenerimin e diskut intervertebral. Diagnostikimi: Diagnoza vihet nga ekzaminimi fizik i pacientit si dhe saktësohet nga ekzaminimet imazherike CT- skaner apo MRI – Rezonanca Magnetike e kolonës vertebrale. Kjo e fundit është modaliteti më i preferuar.

Trajtimi: Qëllimi i trajtimit është të lehtësojë dhimbjen dhe të zgjidhë simptomat neurologjike të shkaktuara nga shtypja e nervit. Trajtimi jo kirurgjikal: ka disa modalitete si më poshtë:

Të nxehtit ose akulli– të dyja janë efektive në persona të ndryshëm dhe secili mund të zgjedhë atë që i lehtëson dhimbjen. Në fazën akute përdoret të nxehtit ose akulli për 20 minuta dhe pastaj mund të përsëritet çdo dy orë.

Medikamentet kundër dhimbjes: Antiinflamatorët josteroide si ibuprofen apo naproxen janë më të përdorshmit. Këta mund të shoqërohen me miorelaksante ( relaksues muskujsh) dhe ndonjëherë mund të përdoren dhe opioidet (Tramadol). Sa më sipër, jo më shumë se dy javë. Injeksionet epidurale me steroide. Kur dhimbja është e fortë, mund të merren në konsideratë.

Injektohen kortizonike në afërsi të zonës së dhimbshme përreth nervit shiatik për të ulur inflamacionin. Trajtimet alternative . Akupunktura, masazhet janë të efektshme kur bëhen nga profesionistë të përgatitur. Në pjesën më të madhe të rasteve shiatika qetësohet edhe vetvetiu pas disa javësh. Mbasi dhimbja qetësohet, rekomandohet (zakonisht pas dy javësh) fillimi i terapisë fizike, ushtrimeve si stretching, joga, pilates. Ushtrimet të kryera korrekt dhe në vazhdimësi qetësojnë më shpejt dhimbjen dhe ulin rrezikun për përsëritje.

Kirurgjia merret në konsideratë në rastet e mëposhtme:

1-kur dhimbja e fortë ka zgjatur për 4 -6 javë pa përmirësim

2- kur terapitë jo kirurgjikale kanë qenë të paefektshme

3- kur dhimbja kushtëzon seriozisht aktivitetin ditor të pacientit

Pas

Shqiptarët të parët për konsumin e frutave në rajon, sa konsumojnë në vit

Para

100 mijë shikime për Linda Rein, Robert Aliaj: Shqiptarët më ekzekutuan sot, është një hiç

Para
100 mijë shikime për Linda Rein, Robert Aliaj: Shqiptarët më ekzekutuan sot, është një hiç

100 mijë shikime për Linda Rein, Robert Aliaj: Shqiptarët më ekzekutuan sot, është një hiç

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përplasjet në Theth mes banorëve dhe policisë, famulltari i Shkodrës, Dom Vlash Palaj thirrje për dialog

Lufta 12-ditore me Izraelin, mediat iraniane: Presidenti iranian u plagos në këmbë dhe u largua nga Teherani përmes një kapaku emergjence

Zjarr i fuqishëm në Mallakastër, flakët përfshijnë hapësirën me shkurre dhe ullishte(VIDEO)

Kryediplomati rus Lavrov takim me Kim Jong Un, Pheniani zotohet për të ndihmuar Moskën në luftën ndaj Ukrainës

Përplasen dy motorë uji në Golem, 31-vjeçari nga Kosova përfundon në spital

Haradinaj takon zyrtarin e lartë të DASH, konfirmon përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në NATO

Kim Jong Un u zotua të mbështesë Rusinë “pa kushte”, Seuli zbulon shifrat: Koreja e Veriut i ka dërguar Moskës mbi 12 mln predha

Zjarr në një fabrikë riciklimi në Aleksandropolis, tymi i zi mbulon zonën

“Rusia s’mund të vendosë veton mbi zgjerimin e aleancës”, vendet e Ballkanit shprehin mbështetje për anëtarësimin e Ukrainës në NATO

Alarm në aeroportin e Southend në Angli, rrëzohet një avion i vogël pak minuta pas ngritjes nga pista (VIDEO)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.