Tensioni i lartë i gjakut, i njohur në gjuhën mjekësore si hipertensioni, është një ndër sëmundjet më të zhvilluara në vendin tonë, sipas statistikave të publikuara nga Instituti i Shëndetit public rreth 40% e shqiptarëve mbi 30 vjeç vuajnë nga hipertensioni. Tensioni i lartë i gjakut krijohet si pasojë e oksidimit të arterieve, të cilat nuk arrijnë të furnizojnë me gjak zemrën dhe pjesët e tjera e trupit. Ndryshe nga shumë sëmundje të tjera, tensioni i lartë i gjakut nuk shfaq simptoma apo sinjale paralajmëruese deri në momentin që situata shëndetësore rëndohet. Përveç se prek dy organe vitale si: zemra dhe veshkat, tensioni i lartë i gjakut ndikon ndjeshëm edhe në mënyrën e të jetuarit, si dhe regjimin e të ushqyerit. Duke u ndalur tek ky i fundit duhet treguar shumë kujdes pasi konsumimi i ushqimeve të caktuara rrit mundësinë që të pësoni luhatje të vazhdueshme të hipertensionit. Ja cilat janë6 ushqimet që nuk duhet të fusni kurrë në gojë nëse vuani nga tensioni i lartë i gjakut”
1.Buka e bardhë:
2.Pijet me përmbajtje kafeine
3.Gjalpi vegjetal dhe margarina
4.Turshitë
5.Ëmbëlsirat
6.Sallamërat artizanalë, si p.sh suxhuku