Një grua ka tentuar që t’i japë fund jetës ditën e djeshme, duke u hedhur në pusin e shtëpisë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gril të Malësisë së Madhe.
65-vjeçarja D.P., lindur në Serbi dhe banuese në Gril, në kushte depresioni pasi vuan e trajtohet për ç’rregullime psikike, ka tentuar që të vetëvritet në oborrin e shtëpisë.
NJOFTIMI I POLICISË:
Komisariati i Policisë Malësi e Madhe
Më datë 07.09.2017, në fshatin Gril, në oborrin e shtëpisë, shtetasja D.P, vjeç 65 lindur në Serbi dhe banuese në Gril, në kushte depresioni pasi vuan e trajtohet për ç’rregullime psikike, ka tentuar të vetëvritet duke u hedhur në pusin e ujit, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për vlerësim.
(S.SH/Shuplaka)