Një 67-vjeçar në Elbasan ditën e sotme ka lyer trupin me benzinë dhe i ka vënë flakën vetes. Të afërmit e kanë gjetur në flakë dhe janë përpjekur ta shpëtojnë.
Nga vënia e flakës ndaj vetes së tij, 67-vjeçari Xhevit Tanushi ka pësuar djegie të rënda. Ai është transportuar me urgjencë në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë.
Dyshohet se shkak për aktin ekstrem ka qenë gjendja e rënduar depresive e 67-vjeçarit. Sipas dëshmive të para ai mjekohej rregullisht për depresion. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes së rëndë, ndërkohë që gjendja e 67-vjeçarit paraqitet kritike pasi ka pësuar djegie në pjesën më të madhe të trupit. (J.V/Shuplaka)