Kandidati për kryetar të Pejës nga Partia Balliste, Pajazit Podrimqaku ka nderruar jete diten e sotme. Ai ishte çertifikuar nga KQZ për zgjedhjet e 17 tetorit, raporton Gazeta Express.
Podrimqaku vdiq pas një sëmundjeje të shkurtër, ndërsa do të varroset në Novosellë të Pejës.
Për vdekjen e Podrimqakut ka njoftuar edhe kandidati i AAK-së për kryetar të Pejës, Rrustem Berisha.
“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të z. Pajazit Podrimçaku kandidat për Kryetar të Komunës së Pejës nga Partia Balliste”, ka shkruar Berisha.