Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se çështja e Kosovës është më mirë të zgjidhet tani se pas 100 vjetësh. Sipas tij është e lehtë të thuhet “shkoni luftoni në Kosovë”, por kjo mendësi na ka mbajtur gjithnjë në luftë ka thënë ai.
Bashkëjetesa dhe raportet e mira të Shqiptarëve me Serbet që jetojnë në Zvicër duhet të shërbejnë si model për Kosovën dhe Serbinë ka thënë Presidenti i Serbisë, në një intervistë për gazetën zvicerane “Blick”.
I pyetur për domethënien e fjalës së tij në Inaugurimin si President, ku Vucic kishte thënë se Serbia duhet të shkëputet nga mitet e saj, Vuçiq tha se dëshiron një Serbi të re dhe të reformuar.
“Është lehtë të thuhet, shkoni e luftoni në Kosovë! Mirëpo kjo mënyrë e të menduarit na ka dërguar gjithmonë në luftë. Unë dua një rrugë të re për Serbinë. Dua që të hap diskutime të drejta dhe korrekte për zgjidhjen e konfliktit të Kosovës. Edhe nëse serbët nuk janë ende gati unë nuk do të dorëzohem. Ky debat do të ketë efekte shëruese për të gjithë ne edhe nëse arrijmë apo jo rezultat të mirë”, ka thënë Vuçiç
Ndërsa për dialogun me Kosovën ai tha se nuk do të ketë rezultat të mirë nëse të dy palët nuk janë të gatshme të humbasin diçka.
“Nëse të dy palët nuk janë të gatshme të humbasin diçka, atëherë nuk do të ketë rezultat të mirë dhe konflikti do të zgjas përgjithmonë. Kjo do të dëmtonte të dy palët. Unë besoj se jam personi i duhur për këtë dialog. A e dini pse? Kam qenë deputeti mëi ri, ministry dhe kryeministri më i ri, dhe tani jam presidenti më i ri. Nuk kam më ambicie personale”, ka thënë ai.
I pyetur se nga cka janë në gjendje që të heqin dorë serbët për ta zgjidhur problemin e Kosovës, ai nuk ka pranuar që të flas publikisht.
“Jemi të gatshëm që të gjejmë një kompromis të mirë dhe të bëjmë progres. Eventualisht kjo çështje duhet të zgjidhet dhe më mirë të bëhet tani sesa pas 100 vitesh”, ka thënë ai.
(B.H/Shuplaka)