11:52 | 10/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Vuçiç: Do t’i mbajmë përgjegjës të gjithë ata që kryen krime në Banjskë

19:55 | 02/10/2023
në Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vuçiç: Do t’i mbajmë përgjegjës të gjithë ata që kryen krime në Banjskë

Aleksandër Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha të hënën se të gjithë ata që morën pjesë në sulmin ndaj policisë së Kosovës në Banjskë në veri të Kosovës “do të japin llogari para institucioneve të Serbisë”.

Në një intervistë për televizion amerikan CNN, Vuçiqi theksoi se këtu përfshihet edhe përgjegjësia e Millan Radoiçiqit, njërit prej liderëve kryesorë të serbëve të Kosovës, i cili e mori përgjegjësinë për sulmin e 24 shtatorit.

“Serbia, natyrisht, do t’i mbajë përgjegjës të gjithë njerëzit që kanë kryer vepra kriminale dhe janë në territorin tonë. Ai (Millan Radoiçiqi) është në territorin e Serbisë dhe prokuroria do ta bëjë punën e saj,” tha Vuçiq.

Policia e Kosovës u sulmua nga një grup i armatosur serb në fshatin Banjskë, në komunën e Zveçanit më 24 shtator, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. Sulmuesit u strehuan në manastirin e fshatit, pasi e kishin sulmuar në një pritë një patrullë të policisë, nga ku e vazhduan konfrontimin me policinë, dhe si pasojë tre prej tyre u vranë.

Policia kosovare i arrestoi dhe i paraburgosi tre sulmues, si dhe gjeti arsenal të jashtëzakonshëm armësh në vendin e ngjarjes pas sulmit.

Serbia i ka mohuar akuzat e Kosovës se ajo është përfshirë në këtë sulm të cilësuar si terrorist nga autoritetet kosovare.

Pesë ditë pas sulmit, Millan Radoiçiqi e mori përgjegjësinë për këtë sulm, dhe dha dorëheqje nga posti i nënkryetarit të Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, e cila e ka mbështetjen e Qeverisë serbe.

Më 30 shtator, ai dha deklaratë në polici “në cilësinë e qytetarit”, ndërsa rastin e mori përsipër Prokuroria e Lartë Publike në Beograd.

I pyetur nëse Serbia e ka tërhequr ushtrinë e saj nga kufiri me Kosovën pasi Shtetet e Bashkuara i bënë thirrje javën e kaluar për ta bërë këtë, Vuçiqi tha se ato raportime “nuk ishin plotësisht të sakta” dhe tha se ushtria serbe kishte 14.000 ushtarë në kufirin me Kosovën vite më parë.

“Para disa ditësh kishim më pak se 8.400, ndërsa sot janë 4.400, që është numri i zakonshëm i personelit. Ne kemi dëgjuar gjithmonë udhëzimet që partnerët tanë na kanë kërkuar për të de-përshkallëzuar situatën, dhe edhe këtë herë e kemi bërë, edhe pse nuk kishte arsye për një kujdes më të madh”, tha Vuçiq.

Ai shtoi se Serbia është “vendi i fundit që ka nevojë për tensione në Kosovë”.

“Serbisë nuk i duhen luftëra dhe konflikte me NATO-n. Ne duam një prani më të madhe të KFOR-it, veçanërisht në veri të Kosovës”, tha Vuçiq.

Ushtria serbe vendosi trupat e saj përgjatë kufirit me Kosovën, pas sulmit ndaj Policisë së Kosovës në fund të shtatorit. Por, presidenti i Serbisë më 29 shtator pretendoi se nuk ishte ngritur niveli i gatishmërisë luftarake.

SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian (BE) kanë shprehur shqetësimin për vendosjen e trupave serbe pranë kufirit me Kosovën.

Më 30 shtator, Radio Evropa e Lirë vërejti lëvizjen e një autokolone ushtarake në jug të Serbisë, nga drejtimi i Vranjës në drejtim të Nishit./ REL

Etiketa: Aleksanda VucicBanjskëkosoveserbi
Pas

Berisha paralajmëron protesta: Po përgatitemi për një lëvizje të qëndrueshme

Para

REL: Hetime paralele kundër Radoiçiqit, por në drejtime të kundërta

Para
REL: Hetime paralele kundër Radoiçiqit, por në drejtime të kundërta

REL: Hetime paralele kundër Radoiçiqit, por në drejtime të kundërta

Discussion about this post

 



Të Fundit

Velipojë /Kapet në flagrancë 20-vjeçari që shiste doza kokaine dhe kanabisi

Pas kërkesës së Ramës, japin dorëheqjen drejtorët e Bashkisë Durrës

Toka dhe biznese të shumta/ Prokuroria e Gjirokastrës kërkon konfiskimin e pasurive të një personi

Berisha nderon ish-ambasadorin gjerman Daum: Kavalieri i vetmuar që qëndroi në anën e lirisë dhe dinjitetit të shqiptarëve

Vrasja e 23-vjeçarit në Ulëz, del ekspertiza: I riu ka vdekur nga asfiksia, e kanë mbytur

Berisha në Kavajë: Sakrifica sublime e të riut Josif Budo u shndërrua në frymëzim dhe dritë për mbarë shqiptarët

Inaugurimi i shtatores së Josif Budos në Kavajë, Salianji:Sapo përfundova njohjen me burgun, si realitet i diktaturës së re

Testi fizik/ Përfundon faza e dytë e përzgjedhjes së Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit

Rama në Romë për Konferencën e Rimëkëmbjes së Ukrainës, pjesëmarrës edhe liderët botërorë (VIDEO)

SHBA rifilloi dërgesat e armëve në Ukrainë, Sekretari i Shtetit Rubio takohet sot me kryediplomatin rus Lavrov

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.