Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka emëruar në postin e kryeministres së Serbisë lesbiken Ana Brnabiç.
“Kam vendosur t’i propozoj parlamentit Ana Brnabiçin në postin e kryeministres”, thotë Vuçiç.
“Ajo ka aftësitë personale dhe profesionale për të ushtruar këtë funksion”, deklaroi Presidenti serb për median.
Ana Brnabiç, aktualisht është ministre e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale.
Brnabiç do të jetë gruaja e parë që drejton një qeveri në Serbi.
Ajo po ashtu ishte ministrja e parë lezbike, e cila ishte bërë pjesë e kabinetit qeveritar në vitin 2016.
“Ana Brnabiç dhe unë kemi biseduar lidhur me faktin e sipërpërmendur. Ajo nuk e fsheh faktin se është lezbike. Ajo është kaq e mirë dhe e dashur”, ka thënë Vuçiç. (B.H/Shuplaka)
Discussion about this post