Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka hyrë pak minuta më parë në territorin e Kosovës.
Vizita e Vuçiç vjen pak ditë pas vrasjes së Oliver Ivanoviçit në veri të Mitrovicës.
Mësohet se axhenda e presidentit serb ka ndryshuar, dhe se në orën 12:00, do të bëhen homazhe në vendin ku u vra Ivanoviç.
Në orën 12:15 pritet një takim me përfaqësuesit serb në Kosovë.
Mediat kosovare raportojnë se masa të shumta policore po shoqërojnë Presidentin serb dhe eskortën e tij.
(F.G/Faxweb)