Presidenti i Serbisë, pas takimit të sotëm më kancelaren gjermane, Angela Merkel, tha se “nuk do të jetë aspak e lehtë, por ne do të përpiqemi për të gjetur një kompromis me shqiptarët, sepse në qoftë se nuk e bëjmë ne do të mbetemi të mbërthyer në rrugën evropiane, si Turqia, Maqedonia dhe vendet e tjera të cilat vendnumërojnë për shkak të mosmarrëveshjeve politike”.
Vuçiq, në një intervistë për një televizion serb, theksoi se “Gjermania insiston në marrëveshje juridikisht obligative në mes Kosovës dhe Serbisë që nga viti 2008, por disa kanë gënjyer se nuk është kështu”.
“Nuk do të gënjej askënd, ata e kërkojnë këtë. As thotë nuk kam thënë se po rrjedh mjalti e qumështi. Ne kemi një pikëpamje ndryshe për Kosovën, por ata e kanë njohur atë në vitin 2008”, tha Vuçiq
“Nëse e nënshkruajmë këtë marrëveshje, do të marrim të gjitha garancitë, kurse garancitë që marrim në Berlin janë garancitë në të cilat besoj më së shumti”, tha ai.
Presidenti serb theksoi se me vetë paralajmërimin e hyrjes së Serbisë në BE janë rritur investimet e huaja direkte, “në të kundërtën ne do të kemi shumë probleme juridike, ekonomike dhe të tjera”.
Burimi: Express