20:32 | 31/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Vuçiç: Ja, të mos harrojmë se sa trim do të ishte realisht Haradinaj po të mos i qëndronte pas pa dyshim “kopili” më…

18:07 | 27/04/2018
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vuçiç: Ja, të mos harrojmë se sa trim do të ishte realisht Haradinaj po të mos i qëndronte pas pa dyshim “kopili” më…

Beogradi asnjëherë nuk do të heqë dorë nga negociatat me Prishtinën, por nuk mund të jetë rob, të ketë frikë dhe për këtë shkak të pranojë dhe të mos marrë asgjë si kundërshpërblim. Kështu e citojnë mediat e Beogradit të ketë thënë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç

Vuçiç konsideron se problem i dorës së parë dhe themelor në negociata është fakti se kemi punë me njerëz, me fuqi, për të cilët pavarësia e Kosovës është punë e kryer.

Sipas tij, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është vetëm zëdhënës, “madje as i Kosovës as i ideve shqiptare, por para së gjithash i asaj që duan ta zbatojnë amerikanët”.

“Ja, të mos harrojmë se sa trim do të ishte realisht Haradinaj po të mos i qëndronte pas pa dyshim “kopili” më i madh i botës, ai që na ka mundur më 1999, ai dhe jo Haradinaj, i cili është autor dhe realizator i pavarësisë së Kosovës”, është shprehur Vuçiç. “Nga ana tjetër kryesisht jemi të vetmuar”, është shprehur ai. “Por kjo nuk do të thotë se jemi pa miq në botë, Rusia e Kina gjithsesi janë ndër ta, por këtu, në këtë terren, në këto negociata, ne pjesën më të madhe të saj duhet ta bëjmë vetë…”, është shprehur ai.

“…Negociatat nuk janë negociata nëse nuk përfundojnë me kompromis”, ka thënë Vuçiç, dhe ka shtuar se këtë synon Serbia.

Siç është shprehur ai, “Kosova është vlerë e jona, diçka e paçmueshme, vendi i kulturës sonë, i monumenteve, i historisë, por këtë vlerë nuk dua ta mas me jetët e njerëzve, sidomos me jetët e serbëve nga Kosova, por edhe me jetët e të qytetarëve të tjerë të Serbisë…

Ai ka thënë se nuk mund të lejojë, jo vetëm si njeri që mendon se jeta është mbi të gjitha të tjerat, por edhe si njeri kombëtar, i cili e din sa pak jemi dhe “sa ëndrra për Kosovën shuhet nga momenti kur ne të mos jemi”.

“Jeta është më e rëndësishme se vdekja” është shprehur Vuçiç, dhe ka shtuar se një kohë të gjatë kemi parë vetëm veten dhe nuk e kemi vënë re se po pakësohemi dhe po zhdukemi.

“Shqiptarët e vegjel sot, me prindërit e të cilëve duam të gjejmë zgjidhje, nesër do të jenë shqiptarë të rritur me të cilët fëmijët tamë ose do të bashkëpunojnë, ose nëse jemi të çmendur sa duhet që ta lëshojmë këtë rast, ndoshta edhe të luftojnë. Ndërsa ata do të jenë më shumë. E ata numra, si të gjithë numrat, janë të pamëshirshëm. Ata janë gjithnjë e më shumë, e ne gjithnjë e më pak”, ka thënë presidenti serb, transmeton Koha.net.

“Sa do të ketë ndër ne nesër njerëz të gatshëm t’i kuptojnë shqiptarët, apo çdo mosmarrëveshje ta shfrytëzojnë si arsye për konflikt të ri?” ka pyetur Vuçiç dhe vetë është përgjigjur: “Për këtë e vras mendjen kur flas për rritje të natalitetit, por edhe për nevojën që të gjejmë mënyrë për bashkëpunim me shqiptarët…”

“Serbia, Bosnja, Mali i Zi, Shqipëria, Maqedonia… që të gjitha janë vetëm gabime statistikore në hartën e madhe të botës”, është shprehur figurativisht presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

 

Etiketa: Hraradinajkosovavucic
Pas

Takimi historik/ Çfarë mesazhi përcollën liderët e dy Koreve? Flet eksperti i gjuhës së trupit

Para

Sjellja e gabuar e tifozëve, dënohet Partizani, Laçi dhe Tirana (VENDIMET E DISIPLINËS)

Para
Sjellja e gabuar e tifozëve, dënohet Partizani, Laçi dhe Tirana (VENDIMET E DISIPLINËS)

Sjellja e gabuar e tifozëve, dënohet Partizani, Laçi dhe Tirana (VENDIMET E DISIPLINËS)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Erdogan: Turqia mirëpret hapat e ndërmarrë për njohjen e shtetit palestinez

Pas Francës, Britanisë dhe Kanadasë/ Portugalia shqyrton njohjen e shtetit të Palestinës

Rubio hedh poshtë planet e Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Kanadasë për të njohur shtetin palestinez: Pa miratimin e Izraelit s’do të ketë…

Rusia nuk pyet për ultimatumin e Trump-it! Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Kiev, 145 mbetën të plagosur

Konispoli shpallet Ansambël Historik!

Trump caktoi 8 gushtin afatin përfundimtar për marrëveshjen e paqes në Ukrainë, SHBA njofton OKB-në: Po përgatisim masa shtesë…

Kosovë, Kurti i përgjigjet akuzave për favore të familjarëve të VV-së: Opozitës ia kemi ndalur pasurimin privat e zhvatjen

Dëmtoi me sende të forta një 42 vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe shoqërohet në Komisariat autori i dyshuar

Durrës/Rrezikonin të mbyteshin, pasi gomonia e tyre po fundosej për shkak të motit të keq, efektivët e trajnuar të Njësisë Policore Detare, me mjete lundruese, u shkuan në ndihmë 5 shtetasve

Telefonata e Trump ndali luftën mes Tajlandës dhe Kamboxhias

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.