Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Maqedonia do të votojë për pranimin e Kosovës në UNESCO.
“E dimë çfarë bëjnë, asgjë të keqe nuk iu dëshirojmë edhe pse kanë pranuar Kosovën, edhe pse do të votojnë për pranimin e Kosovës në UNESCO”, ka thënë Vuçiç për RTS.
Kjo deklaratë e presidentit serb vjen pas vendimit të Serbisë për të tërhëqur personelin diplomatic nga Shkupi me pretekstin se diplomatët serbë janë përgjuar nga shërbimet maqedonase.
Mirëpo kjo që thotë Vuçiç lë të kuptohet se vendimi i autoriteteve serbe mund të ketë ardhur edhe për t’i dhënë një sinjal Maqedonisë se po gabon me votën pro Kosovësn në UNESCO. (B.H/Shuplaka)
Discussion about this post