Vijojnë urimet për Presidentin e Republikës, Ilir Meta, edhe një javë pas betimit të tij. Këtë radhë është homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiç, i cili e ka uruar përmes një letre kus shkruan se është i bindur për vazhdimin e marrëdhënieve të mira mes ty vendeve, me Ilir Metën në krye të Presidencës.
“Me rastin e inaugurimit Tuaj si President i Republikës së Shqipërisë, Ju dërgoj urimet më të përzemërta me dëshirat më të sinqerta për ushtrimin e suksesshëm të kësaj detyre të lartë.
Jam i bindur se marrëdhëniet dypalëshe të Serbisë dhe Shqipërisë do të vazhdojnë të zhvillohen në të gjitha drejtimet të bashkëpunimit tonë, në interesin më të mirë reciprok të qytetarëve tanë”, thuhet në mesazhin e Vucic. (D.D/Shuplaka)