Presidenti Aleksandar Vuçiç mund të jetë në rrezik. Të paktën kështu shkruajnë mediat serbe këtë mëngjes.
Sipas shërmit të sigurisë në Serbi, disa shoqata të veteranëve të luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë planifikojnë që gjatë vizitës së kryeministrit Vuçiç në Sarajevë, të shkaktojnë trazira.
Në të njëjtat përfundime ka arritur edhe shërbimi i sigurisë së Bosnjës dhe Hercegovinës. Nësër Vuçiç ka planifikuar një udhëtim drejt Sarajevës, mirëpo sigurimi serb ka marrë informacione se atje mund të ndodhë skenar i ngjashëm me atë të Potoçares, në korrik të vitit 2015.
“Ka indikacione se disa organizata joqeveritare boshnjake dhe shoqata të veteranëve të luftës janë të gatshme të shkaktojnë kaos. Shërbimet e sigurisë në Serbi kanë marrë paralajmërime serioze se këto organizata do të tentojnë të shfrytëzojnë pakënaqësinë e madhe të boshnjakëve për shkak të vendimit të mëhershëm të Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë që të hedhin poshtë kërkesën për rishikim të vendimit kundër Serbisë”, shkruajnë mediat serbe.
Por pavarësisht këtyre paralajmërimevçe për rrezik, Vuçiç nuk ka hequr dorë nga vizita. “Kam dëgjuar disa gjëra të çuditshme, por besoj se kjo do të kalojë në mënyrën më të mirë.”, ka deklaruar ai. (D.D/Shuplaka)