23:49 | 02/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Vuçiç pas dënimit të Dodikut: Serbia është në situatë të vështirë

19:55 | 01/08/2025
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vuçiç pas dënimit të Dodikut: Serbia është në situatë të vështirë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se Këshilli i Sigurisë Kombëtare i shtetit të tij do të mblidhet, pasi Gjykata në Bosnje e Hercegovinë dënoi me vendim të formës së prerë presidentin e entitetit të Republikës Sërpska (RS), Millorad Dodikut.

Sipas Vuçiçit, pas këtij vendimi të marrë nga drejtësia në Bosnje, Serbia nuk ka qenë në një situatë “kaq të vështirë” dhe nuk është përballur “me presion kaq të madh” që nga viti 2008.

Siç tha ai, që nga viti 2008 – kur Kosova ka shpallur pavarësinë, vendim që Beogradi refuzon ta pranojë  Serbia është përballur me një sërë krizash, me vërshime, krizën e migrantëve, koronavirusin, luftën në Ukrainë, “provokime të ndryshme që në janë bërë në Kosovë, sulme për Srebrenicën” e shumë të tjera.

Më 1 gusht, Dodik është dënuar me vendim të formës së prerë për mosrespektim të vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë.

Trupi gjykues e ka konfirmuar aktgjykimin e shkallës së parë të 26 shkurtit, me të cilin Millorad Dodik është dënuar me një vit burgim dhe ndalim prej gjashtë vjetësh për ushtrimin e funksioneve politike.

“I gjithë shteti ynë – udhëheqja shtetërore dhe unë personalisht – sot jemi nën presion të madh. Gjithë pasdite, nga të huajt, të cilët duan reagimin e Serbisë”, tha Vuçiq.
Vuçiq tha se për çështjen e dënimit të Dodikut e ka thirrur një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të shtunën.

Gjykata në Bosnje e Hercegovinë tha se aktgjykimi u është dërguar palëve më 1 gusht dhe kundër tij nuk lejohet ankesë.

Dodik, në një konferencë të jashtëzakonshme për media në Banjallukë, tha se nuk e pranon dënimin.

“Institucionet e RS-së do ta përcaktojnë qëndrimin e tyre për këtë çështje. Unë do të pranoj çdo vendim të Parlamentit, por këtë vendim nuk e pranoj”, tha Dodik.

Ai paralajmëroi se Kuvendi i RS-së do të miratojë vendime të reja dhe se duhet të hartohet një “plan i qartë për të dalë nga kjo situatë”, pa dhënë hollësi se për çfarë vendimesh bëhet fjalë.

Gjatë kësaj konference, Dodik tha se pret mbështetjen e Serbisë dhe se do t’u drejtohet edhe Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ndërkaq, avokati i Dodikut paralajmëroi se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese në Bosnje për të hedhur poshtë këtë aktgjykim.

Dodik është shpallur fajtor për nënshkrimin e dekretit për shpalljen e ligjeve që më herët ishin anuluar nga Përfaqësuesi i Lartë në Bosnje e Hercegovinë, Christian Schmidt.

Me këto ligje, organet legjislative të Republikës Sërpska kishin tentuar të pengonin zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjë e Hercegovinës dhe të Përfaqësuesit të Lartë në territorin e këtij entiteti./REL

Pas

Papunësia te njerëzit me ngjyrë në SHBA rritet në nivelin më të lartë që nga tetori i vitit 2021

Para

Ylli i PSG në gjyq për përdhunim, rrezikon deri në 15 vite burg

Para
Ylli i PSG në gjyq për përdhunim, rrezikon deri në 15 vite burg

Ylli i PSG në gjyq për përdhunim, rrezikon deri në 15 vite burg

 



Të Fundit

Plagosje me armë zjarri në Fresk

Hamasi refuzon të dorëzojë armët: Vetëm nëse formohet një shtet i pavarur palestinez

Trump sërish fajëson Bidenin: Lufta në Ukrainë është e tij, nuk është e imja

Tragjedi në Siçili, volejbollistja 20-vjeçare gjendet e vdekur në pishinë gjatë një feste

“Lëreni Gazën të jetojë”-Shpërthejnë protesta pro-Palestinës në New York

Skandal korrupsioni në prokurimin e dronëve në Ukrainë, përfshihen deputetë, zyrtarë dhe anëtarë të Gardës Kombëtare

Dron i dyshuar bjellorus në Lituani, vendi në gatishmëri

Japoni, ariu sulmon një grua jashtë një qendre për persona me aftësi të kufizuara

Broja gati për transferimin te Burnley, përmirësim page në skuadrën e re

Aksident në Korçë, mjeti përfundon i përmbysur jashtë rrugës! Plagoset drejtuesi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.