Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç ka deklaruar se pas kalimit të pandemisë me Còvid-19 duhet t’i merret me çështje tepër të vështira duke përmendur edhe problemin me Kosovën.
Në nisjen e punimeve për ndërtimin e hekurudhës Beograd-Budapest, Vuçiçi paralajmëroi se gjithçka duhet të zgjidhet në përfundim të situatës me Còvid-19.
Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë mbetet në ngërç që prej nëntorit të vitit 2018 si pasojë e taksës 100%. BE-ja dhe ShBA-ja ka bërë shpesh herë thirrje për rinisje të negociatave.
Rikthimin në tryezën e diskutimeve e kanë vonuar zhvillimet e brendshme politike në Kosovë, por nuk pritet që të ketë negociata para përfundimit të zgjedhjeve në Serbi të cilat do të mbahen në Qershor të këtij viti.(A.M/Faxweb.al)