Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç për pak sa nuk është përfshirë në një incident ajror paraditen e sotme.
Helikopteri me të cilin ai udhëtonte ndryshoi befas drejtimin e tij për shkak të motit të keq edhe mjegullës.
Lajmin e ka konfirmuar dhe vetë Vuçiç në një postim në Instagram, teksa thotë se ka qenë piloti ai që ka ndryshuar në mënyrë të suksesshme drejtimin e avionit.
Kujtojmë se vetëm në ditët e fundit kanë ndodhur një sërë aksidentesh ajrore, në një prej të cilave humbi jetën legjenda e basketbollit Kobe Bryant së bashku me të vajzën e tij.