Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç nuk ka shumë shpresë se do sigurojë mbështetjen e BE-së, në takimin e nesërm të dialogut me Prishtinën, që do zhvillohet në Bruksel.
Vuçiç kërkon vetëm një gjë nga BE dhe ajo është mossjelljen e armëve “aty ku e kanë vendin”.
“Nuk kam pritje të mëdha, është e rëndësishme të kërkojmë nga zyrtarët evropianë që të mos mbështesin sjelljen e armëve aty ku nuk e kanë vendin, dhe se gjithçka të zgjidhet në mënyrë tjetër”, tha Vuçiç në një deklaratë për shtyp.
Më pas ai shton se shpreson gjithashtu që kreu i diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, të vendosë që takimet të jenë më të zakonshme, pasi sipas tij, incidentet po ndodhin pikërisht kur mbledhjet nuk mbahen për një kohë më të gjatë.
Sakaq, Vuçiç shprehet se e ka humbur besimin tek negociatorët shqiptarë.
“Unë e kam humbur besimin në përfaqësuesit shqiptarë,… Si mundet t’i besoni dikujt që flet bukur, e pastaj, të nesërmen të dërgojë 14 tanke dhe tu thotë të futen, unë nuk e di se ku”, tha Vuçiç.
Ndër të tjera, presidenti serb i bëri thirrje autoriteteve kosovare që të “mos luajnë me mjete dhe me armë”. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post