Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç është shprehur pro ripërcaktimit të kufijve mes Serbisë dhe Kosovës.
Vuçiç ka deklaruar se marrëveshja do të jetë një pako gjithpërfsjirëse. Sipas tij territory duhet të përcaktohet pasi mund të sjellë konflikte në të ardhmen.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar publikisht se është për shkëmbime territoresh duke e përdorur formulimin tashmë të popullarizuar në politikën e Serbisë “razgranicenje sa albancima” që pak a shumë i bie rirregullim i kufirit ose korrigjim i kufirit në vija etnike e që për pasojë do të kishte ndarjen e Kosovës.
“Unë angazhohem për këtë dhe nuk e fsheh këtë dhe kjo është politika që e përfaqësoj, se a do ta ketë ajo mbështetjen e popullit apo jo… por unë angazhohem për ricaktim të kufiti me shqiptarët”, ka thënë Vuçiq.\
Për korrigjim kufijsh është edhe presidenti I Kosovës Hashim Thaçi duke thënë se në shtator në Bruksel do ta prezantojë kërkesën që Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës. (B.H/Faxweb)
Discussion about this post