02:34 | 07/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Vuçiç: Serbia kurrë nuk ka kërkuar sanksione kundër Kosovës

19:03 | 05/10/2023
në Flash, Kosova, Rajoni, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vuçiç: Serbia kurrë nuk ka kërkuar sanksione kundër Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pretendon se Serbia “asnjëherë nuk ka bërë fushatë” për vendosjen e sanksioneve kundër Kosovës, në një përgjigje të drejtpërdrejt ndaj thirrjes së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për sanksionimin e Serbisë për dhunën në veri të Kosovës.

Policia e Kosovës u sulmua nga një grup i armatosur serb në fshatin Banjskë, në komunën e Zveçanit më 24 shtator, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. Në luftimet që pasuan në manastirin e fshatit, u vranë tre sulmues serbë.

Serbia i ka hedhur poshtë akuzat e Kosovës se ajo qëndron pas sulmit të cilësuar nga autoritetet kosovare si “tentim për ta aneksuar veriun e Kosovës”.

“Për dallim nga ata, ne nuk përpiqemi të konkurrojmë nëse Prishtinës apo dikujt tjetër do t’i ndodhë diçka e keqe. Nuk na keni dëgjuar kurrë duke bërë fushatë për sanksione ndaj tyre. Ne nuk jemi të interesuar për këtë, ne jemi të interesuar të kemi një jetë normale, që serbët në Kosovë ta kenë një jetë normale”, tha presidenti i Serbisë në Granada të Spanjës, ku po merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian.

Më herët gjatë ditës në Granada, Osmani tha se nuk ka arsye për ta takuar Vuçiqin, para se ndaj tij të vendosen sanksione për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës.

Por më vonë ditën e njëjtë, përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell, tha se do të ulet “së bashku” me presidenten Osmani dhe presidentin Vuçiq në Granada.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Vuçiqi pretendoi se Serbia “kurrë nuk ka pasur qëllime për të sulmuar Kosovën dhe askënd tjetër në rajon”.

“Ajo që na nevojitet është një zgjidhje reale e bazuar në fakte dhe për të përmirësuar realisht procesin e negociatave, për të arritur një zgjidhje kompromisi dhe jo diçka për të cilën dikush mund të ëndërronte pa ofruar asgjë nga ana tjetër”, tha Vuçiq.

Përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare kërkojnë hetim urgjent për sulmin në Banjskë para institucioneve të drejtësisë në Kosovë.

Kosova ka njoftuar se do t’i kërkojë Serbisë ekstradimin e Millan Radoiçiqit, deri vonë kryetar i Listës Serbe, partisë më të madhe serbe në Kosovë, i cili e mori përgjegjësinë për sulmin.

Kosova e akuzoi atë si organizatorin kryesor të sulmit të armatosur.

Më 3 tetor, ai u mor në pyetje në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd dhe u mbajt në paraburgim për 48 orë.

Pavarësisht kërkesës së Prokurorisë për 30 ditë paraburgim, Gjykata e Lartë e rrëzoi një kërkesë të tillë. Radoiçiq aktualisht është i lirë, por pa pasaportë dhe me një ndalim të theksuar posaçërisht për të shkuar në Kosovë.

Para drejtësisë serbe ai akuzohet për disa krime, por jo për vrasje./ REL

Etiketa: aleksander vucickosovaserbia
Pas

Lewandowski la fushën i dëmtuar, rrezikon të mos luajë në “El Classico”

Para

Balla vizitë me drejtorin Rrumbullaku në Qytetin Studenti: Paketa e sigurisë do të përfshijë edhe këtë zonë

Para
Balla vizitë me drejtorin Rrumbullaku në Qytetin Studenti: Paketa e sigurisë do të përfshijë edhe këtë zonë

Balla vizitë me drejtorin Rrumbullaku në Qytetin Studenti: Paketa e sigurisë do të përfshijë edhe këtë zonë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rusia dhe Kina, sulm i njëkohshëm ndaj NATO-s dhe Tajvanit? Rutte: Kështu rrezikojmë luftën e tretë botërore

Varka të vogla sulmojnë një anije tregtare britanike në brigjet e Jemenit, hapet zjarr nga të dyja palët

Trump shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore në Texas pas përmbytjeve tragjike: Shumë jetë të humbura dhe të tjerë të zhdukur! Po punojmë ngushtë me udhëheqësit lokal, u shpëtuan mbi 850 njerëz

Turqia “superfuqi” e automjeteve elektrike, Erdogan teston modelin e ri T10F në Stamboll

Dëmtimi horror, Musiala ka thyer fibulën e majtë, Donnarumma i kërkon falje

“Putini do të vazhdojë të vrasë njerëz”, Trump: Ukraina ka nevojë për ‘Patriotët’

Sulm i armatosur ndaj një anijeje greke në brigjet e Jemenit. Në incident u përfshinë dronë dhe anije të vogla

Korriku ‘djeg’ 33 mln euro vetëm për blerje energjie! KESH: Nga janari deri në korrik 90 mln euro import

Shefi i NATO-s zbulon si do të nisë Lufta e III Botërore, Rusia: Ke ngrënë shumë kërpudha magjike holandeze!

Kolonët izraelitë sulmojnë ekipin e Deutsche Welle në Bregun Perëndimor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.