Aleksandër Vuçic, Presidenti serb ka hedhur akuza të forta në drejtim të kryeministrit të sapozgjedhur në Kosovë Ramush Haradinaj.
Në një konferencë para gazetarëve Vuçic e ka quajtur kriminel shefin e ritë qeverisë kosovare.
Teksa ka folur për hyrjen e Listës Srpska në Qeverinë e Kosovës, Vuçiq ka thënë se ajo nuk ka pasur alternativë tjetër.
Sipas tij, alternativa e Listës Srpska që t’i bashkohet Albin Kurtit është më e keqe, pasi ai dhe partia e tij angazhohen për bashkim me Shqipërinë.
Alternativë të dytë, ka thënë Vuçiç në konferencë, Srpska e ka pasur mosmbështetjen e askujt.
Si alternativë e tretë ka qenë mbështetja e qeverisë së Haradinajt, ka treguar presidenti serb, duke shtuar se Haradinaj është “kriminel” dhe “njeri për të cilin s’kemi mendim të mirë”.
(E.K/SHUPLAKA)