Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do të zhvillojë të martën një vizitë zyrtare në Moskë, ku do të ketë takim me Presidentin rus Vladimir Putin. Lajmi është bëri i ditur nga mediet serbe të cilat kanë shkuar më tej, duke zbuluar se për çfarë do të bisedohet mes dy presidentëve.
REL, raporton se në delegacionin e Serbisë do të jetë edhe ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç.
Vuçiç ka thënë më herët se do të kërkojë nga Putini mbështetje për Serbinë në të gjitha forumet ndërkombëtare, ndërkohë pjesë e bisedimeve mësohet se do të jetë edhe Kosova.
“Do të kem takim me Putinin dhe do të bisedojmë për të gjitha çështjet e rëndësishme, natyrisht edhe për Kosovën”, u shpreh Vuçiç të shtunën.
(B.B/ Faxweb.al)
Discussion about this post