03:21 | 09/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vuçiç thotë se do të miratohet një deklaratë për Vojvodinën

21:03 | 07/02/2025
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Rajoni, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vuçiç nga Zvicra me deklarata kërcënuese: Sa të jem unë, nuk ka asgjë nga Kosova dhe Vojvodina e pavarur

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha të premten se më 15 shkurt, në Ditën e Shtetësisë së Serbisë, ose një ditë më herët, do të mbahet një tubim, në të cilin do të miratohet një deklaratë kombëtare për Vojvodinën, provincën autonome në Serbi.

“Vojvodina është Serbi, përherë. Dhe, nuk ka dorëzim, apo zmbrapsje para atyre që do ta shkatërronin vendin tonë”, shkroi Vuçiq në Instagram të premtne.

Vuçiq pretendoi se në javët e fundit ka pasur “përpjekje për të abuzuar me të rinjtë e vendit” në Serbinë veriore, duke i rikthyer nismat për t’i dhënë autonomi më të gjerë Vojvodinës.

“Nga shpallja e Vojvodinës republikë, te gjuha e Vojvodinës, deri te ideja e shkëputjes së Vojvodinës nga Serbia”, shkroi Vuçiq.

Ai theksoi se do t’i kundërshtojë këto përpjekje me mjete demokratike dhe politike.

Vojvodina është provincë autonome veri të Serbisë, e cila i ka 45 komuna dhe qytete me afro 2 milionë banorë.

Gjatë protestave të vazhdueshme të studentëve në dy muajt e fundit në Serbi, për përgjegjësi penale dhe politike për vdekjen e 15 njerëzve nga shembja e një strehe në stacioni ne trenit në Novi Sad më 1 nëntor, zyrtarë të lartë të Qeverisë nga Partia Progresive Serbe (SNS) i kanë lidhur protestat me aspiratat e supozuara të pavarësisë së Vojvodinës.

“Opozita që dëshiron shkëputjen e Vojvodinës sheh mundësi për planet e saj në protesta”, tha kryeministri serb në largim, Millosh Vuçeviq, më 2 shkurt.

Ai dha dorëheqjen më 28 janar pasi një studente u rrah me shkopinj druri dhe iu thye nofulla në një protestë në Novi Sad.

Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, deklaroi më 13 janar se protestat në Serbi janë politike.

“Një pjesë e saj janë kërkesat separatiste për shkëputjen e Vojvodinës si republikë”, tha Bërnabiq.

Studentët protestues nuk iu përgjigjën akuzave të zyrtarëve shtetërorë.

Ata vazhdimisht kanë thënë se presidenti Vuçiq nuk mban përgjegjësi për asnjë kërkesë të tyre dhe se do të qëndrojnë në protesta derisa institucionet t’i përmbushin ato.

Studentët protestues kërkojnë publikimin e dokumentacionit të plotë për rindërtimin e Stacionit Hekurudhor të Novi Sadit, dënimin e sulmuesve të studentëve në protestat pas tragjedisë, pezullimin e procedurave ndaj protestuesve të arrestuar dhe rritjen e buxhetit për 20 për qind për arsimin e lartë.

Goran Jeshiq, ish-zyrtar i Partisë Demokratike (DS) dhe Qeverisë së Vojvodinës, i cili u etiketua nga autoritetet si një nga gjoja “separatistët e Vojvodinës”, deklaroi se bëhet fjalë për përhapjen e lajmeve të rrejshme se autoritetet kanë diskredituar dhe dobësuar protestat.

Vuçiq e di se njerëzit kanë frikë nga separatizmi, kështu që ai shpif se ne jemi separatistë. Studentët janë vetëm në bllokada dhe opozita nuk ka të bëjë me të”, tha Jeshiq për Danas më 14 janar.

Marinika Tepiq, një zyrtare e Partisë për Liri dhe Drejtësi (SSP) opozitare, mohoi akuzat e autoriteteve për një përpjekje të supozuar për të zbatuar shkëputjen e Vojvodinës përmes protestave.

“Ju po shpikni që njerëzit po demonstrojnë për ta ndarë atë nga Serbia ose për të krijuar një republikë. E keni dalë me këtë për të devijuar temën nga 15 të vdekurit në Novi Sad që u vranë në stacionin hekurudhor nga korrupsioni juaj”, tha Tepiq në një deklaratë me shkrim më 13 janar.

Një grup studentësh në Serbi kanë më shumë se dy muaj që bllokojnë më shumë se 60 fakultete shtetërore në pesë universitete, duke kërkuar plotësimin e kërkesave. Protestat e tyre çuan në demonstrata masive nga qindra mijëra qytetarë në rrugët e më shumë se 200 qyteteve dhe qytezave në të gjithë vendin.

Qeveria pretendon se kërkesat janë plotësuar duke bërë thirrje për rihapjen e fakulteteve, ndërsa studentët e mohojnë këtë dhe bëjnë të ditur se po vazhdojnë bllokadat. Kërkesat e tyre u mbështetën nga një sërë pedagogësh, avokatësh, profesorësh universiteti, fermerë, pensionistë dhe qytetarë të tjerë./REL

Etiketa: vojvodinavucic
Pas

E rëndë në Durrës, humb jetën 12-vjeçarja

Para

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: Evropa dhe Kanadaja rritën shpenzimet e mbrojtjes me 20 për qind në 2024

Para
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: Evropa dhe Kanadaja rritën shpenzimet e mbrojtjes me 20 për qind në 2024

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: Evropa dhe Kanadaja rritën shpenzimet e mbrojtjes me 20 për qind në 2024

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Bllokada detare nuk do të thyhet”, Izraeli paralajmërojn se do të ndalojë anijen e aktivistëve të nisur drejt Gazës

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA-ve, si funksionon dhe pse presidenti mund të marrë kontrollin e saj

Izraeli nuk do të lejojë Greta Thunberg të shkojë në Gaza

Parashikimi i zymtë për Ukrainën: Hakmarrja e Putin s’ka ndodhur ende

Bisedimet SHBA-Kinë vendosen në Londër, palët diskutojnë për herë të dytë tarifat tregtare

Zgjedhjet në dy komuna lokale, test për Vuçiçin

“Shpenzoni për mbrojtjen”, Rutte: Investoni 5% të GDP, ose filloni të mësoni rusisht

Dita e fundit e “Defender 25”, Ministri Vengu ndjek demonstrimet e trupave në Bizë

“Një provë gjeopolitike për Serbinë”/ Një kinez dhe një britanik arrestohen me urdhër të FBI-së, Beogradi midis Pekinit dhe Uashingtonit

Protesta në Spanjë, Partia Konservatore kërkon zgjedhje të parakohshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.