Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thënë sonte se njëherë ka nxjerrë jashtë nga një takim Edita Tahirin, ministren e Kosovës për Dialog.
“Një herë gjatë një takimi në Bruksel asaj i kam thënë të dalë jashtë dhe ajo është detyruar të dalë, sepse nuk kam dashur ta vazhdoj bisedën”, ka thënë Vuçiç, njofton media serbe FoNet.
Por ministrja për Dialog Edita Tahiri, tha se kjo deklaratë nuk është aspak e vërtetë dhe se Serbia është e njohur për politikën e rrenave.
“Serbia është e njohur që e ka politikën e rrenave, jo veç tash. Këta janë të njohur që rrenën e kanë politikë edhe bile e kanë edhe doktrinën politike që ua kanë dhënë frymëzuesit e nacionalizimit serb, rrena është politika e Serbisë”, tha ajo. (B.H/Shuplaka)