udhëheqësi i Lëvizjes për Ringjalljen Serbe, Vuk Drashkoviç, ka thënë se nuk duhet të heshtet mbi të vërtetën e luftërave në Ish-Jugosllavi.
Ai thotë se po heshtet mbi të vërtetën pasi shumica e krimeve në Kosovë, Bosnjë dhe Kroaci janë kryerr nga pala serbe.
Drashkoviç thekson se po heshtet në lidhje me të vërtetën, dhe se shumica e krimeve në Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë janë kryer nga pala serbe.
Ai thekson se Serbia duhet të pranojë humbjen dhe se asgjë nuk mund të justifikohe, shkruan Express.
“Politika e re duhet të pastrohet nga politika e mëparshme e disfatës dhe krimit dhe të gjitha armiqësitë e luftës duhet të kthehen në miqësi. Këtë e kanë bërë gjermanët pas Luftës së Dytë Botërore dhe e shohim se ku janë sot. Këtë duhet ta bëjë edhe Serbia.
Serbia duhet që armiqësinë me shqiptarët, boshnjakët dhe kroatët ta shndërrojë në miqësi. Sigurisht ende ka dhimbje për viktimat e bombardimeve të NATO-s, por numri i këtyre viktimave është shumë më i vogël se sa të themi, numri i viktimave të vrarë nga bombat serbe vetëm në Sarajevë. Për tre vjet, janë vrarë afër 12.000 civilë, nga të cilët më shumë se 2.000 fëmijë”, ka deklaruar Drashkoviç. (B.H/Shuplaka)