Në një lidhje skype nga gazetarja e Fax News Rovena Neziri me antaren e kryesisë në PD, Ledina Mandija, kjo e fundit u shpreh se PD do të bëj rekurs të veçantë ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit sapo t njihet me arsyetimin e vendimit.
Ajo tha se çështja e vulës është çështje politike dhe se PD nuk ka një kryetar.
Ndër të tjera ajo shtoi se: “Gjykata vendosi prishjen e vendimit dhe kthimin për rigjykim do të thotë që në të tlla kushte vendimi nuk është i formës së prerë dhe ndërkohë mbetet i pezulluar zbatimi i vendimit të gjykatës së shkallës së parë.
Ndërkohë që PD do të bëjë rekurs të veçantë ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit sapo të njihet me arsyetimin e këtij vendimi.
Në të tilla kushte nuk kemi një vendim përfundimtar, por do të jetë Gjykata e Lartë e cila do të vlerësojë.
Çështja e vulës dhe e simboleve nuk është çështje gjykate, por është çështje politike dhe i takon një partie politike.
Ne mendojmë që kishte një gabim proçedural sa i takon legjitimimit procedural të deputetit Enkeled Alibeaj që ishte i zgjedhur në kuvendin e 18 dhjetorit si nënkryetar i PD, por që akoma nuk ishin regjistruar këto vendime në gjykatë.
Në të tilla raste një palë e cila nuk merr pjesë në një proçes nuk mund të ankimojë një vendim gjykate, në këto kushte ne mendojmë se Gjykata Apelit ka bërë një gabim nga sa i takon zbtimit të ligjit procedural duke legjitimuar deputetin Alibeaj në ankimimin e tij para kësaj gjykate.
Vendimi i Apelit nuk e ka rrëzuar shkallën e parë. Grupi tjetër ka kërkuar prishje vendimi me pushim por që Gjykata e Apelit nuk mund të shkonte deri këtu dhe të vendoste gjykim me pushim.
Në të tilla kushte vendimi i shkallës së parë mbetet i pezulluar dhe ndërkohë kemi grupin tjetër që funksionon me letra, që nuk ka një kryetar.
Kur bëhet një gjykim bëhet mbi bazën e fakteve të njohura botërisht që z.Basha ka dalë gjithandej dhe ka deklaruar dorëheqjen e tij, në të tilla kushte funksionet e mëtejshme janë zhvilluar nga z.Alibeaj, pra PD nuk ka një kryetar.
PD funksionon mbi bazën e statutit i cili është miratuar në kuvendin kombëtar të 11 dhjetorit”.
Discussion about this post