Ministri serb për punë dhe çështje të luftës, ka reagur ndaj deklaratave të Ramush Haradinajt. Vulin u shpreh se Haradinaj duhet ta dijë se serbët në Kosovë nuk janë pengje pa mbrojtje dhe koha e Walkerit dhe Reçakut të shpifur ka përfunduar.
Gjithashtu ai tha se luftën që nis duhet ta udhëheqë vetë Haradinaj dhe jo t’a ndihmojë bota. “Vetëm se Haradinaj duhet të kuptojë se serbët në Kosovë nuk janë pengje pa mbrojtje, se koha e Walkerit dhe e Reçakut të shpifur ka shkuar dhe se luftërat që po i nxit do t’i duhet t’i udhëheqë vetë, pa gjithë botën pas vetes”, citon tanjug të ketë thënë Vulin lidhur me deklaratën e liderit ë AAK-së.
Ai gjithashtu thumboi Haradinajn duke thënë se në luftën e ardhshme, Haradinaj do të zvarritet nga Ushtria Serbe. “Në luftën shkuar Haradinaj ka vrapuar para ushtrisë serbe, në luftën e ardhshme do të zvarritet”, deklaroi ai. (B.H/Shuplaka)