05:32 | 06/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vulin thotë se ushtria serbe është gati për luftë, ka një mesazh për Kadri Veselin

19:57 | 17/01/2018
në Aktualitet, Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vulin thotë se ushtria serbe është gati për luftë, ka një mesazh për Kadri Veselin

Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandër Vulin ndërsa ka vizituar njësitë luftarake serbe në Rashkë, qytetin më të afërm në kufirin me Kosovën ka thënë se pas vrasjes së Oliver Ivanoviçit, nuk mund të themi se situata është e qetë dhe në rregull

 “Ushtria e Serbisë është e gatshme dhe e aftësuar materialisht e me kuadro, mirë e armatosur dhe e pajisur që të zbatojë çdo urdhër të presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe të organeve shtetërore në mbrojtje të territorit, të rendit kushtetues, të paqes dhe të stabilitetit të gjithë hapësirës”, ka dhënë Vulin mesazhin nga Rashka.

Ai është zotuar se organet shtetërore të Serbisë janë në gjendje të zbulojnë autorët e vrasjes së Ivanoviçit.

“Ne askënd nuk po e lusim që të marrim pjesë në hetime, ne kërkojmë që organeve tona t’u dorëzohen të gjitha të dhënat”, ka thënë Vulin, duke shtuar: “U themi përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare se nëse nuk janë gjendje ta bëjnë këtë gjë, atëherë ta pranojnë dështimin dhe t’ia lënë Serbisë ta zgjidh rastin”.

I pyetur për deklaratën e kryeparlamentarit të Kosovës Kadri Veseli se “nuk do të ndalemi deri në Nish”, ministri serb i Mbrojtjes Vulin është përgjigjur se “kjo mund të pritej nga një terrorist i padënuar”.

“Qytetarët e Serbisë nuk duhet të shqetësohen asnjë sekondë. Askush nuk do të arrijë deri në Nish, as të niset dhe as të mendojë se do të mund të arrijë deri në Nish”, është përgjigjur Vulin.

Oliver Ivanoviç u vra mëngjesin e ditës së djeshme në veri të Mitrovicës pranë zyrës së tij. Kjo vrasje bëri që delegacioni ser btë ndërpresë dialogun me Kosovën në Bruksel dhe të kthehet në Kosovë.

Ndërkohë që drejtori i zyrës për Kosovën Marko Gjuriç ka thënë se dialogu nuk mund të vazhdojë pa u zbardhur vrasja e Ivanoviç.

(B.H/Faxweb)

 

 

 

Etiketa: Aleksander Vulin
Pas

Kryeministri Rama emëron drejtorin e ri të Galerisë Kombëtare të Arteve (EMRI)

Para

Çuditi rrjetin me veprimin e tij, zbulohet arsyeja pse vrapoi Haradinaj sot në shesh (VIDEO)

Para
Çuditi rrjetin me veprimin e tij, zbulohet arsyeja pse vrapoi Haradinaj sot në shesh (VIDEO)

Çuditi rrjetin me veprimin e tij, zbulohet arsyeja pse vrapoi Haradinaj sot në shesh (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përplasjet Trump-Musk shkaktojnë “krizë” në shitjet e Tesla-s

Partneri tentoi ta vriste? Tragjedi në Itali, 48-vjeçarja bie nga kati i katërt në tentativë për t’i shpëtuar zjarrit në banesë! Dyshimet e policisë dhe sherri mes çiftit para ngjarjes

“Eloni u çmend”: Trump dhe Musk debatojnë publikisht

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon marrëveshjen për bashkëpunim me Ukrainën

Objekti arkeologjik dëmtohet pas një serie tërmetesh në zonën vullkanike

Trump shpreh zhgënjimin ndaj Elon Musk: Kishim një marrëdhënie shumë të mire, nuk e di nëse do ta kemi më! Miliarderi: Pa mua s’do i kishe fituar zgjedhjet

Netanyahu konfirmon rekrutimin e klaneve palestineze për të luftuar ndaj Hamasit

Fluturime të vonuara ose të anuluara, BE ndryshon rregullat: Kompensim deri në 500 euro dhe praktika të thjeshtuara. S’ka më pritje të gjata në avion

Itali/ Trafikonte kokainë të fshehur në airbagun e makinës, arrestohet 35-vjeçari shqiptar me precedentë!

Zelensky: Rusët janë të sëmurë nga urrejtja dhe lufta, vetëm me forcë ndalen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.