Ashtu siç e kishin paralajmëruar sinan Hoxha dhe Seldi Qalliu, bashkëpunimi i tyre i ri më në fund është gati. Ka qenë pikërisht bashkëshortja e Sinanit, Andrra Destani, ajo e cila e ka bërë të ditur lajmin përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale.
Miqësia disa vjeçare mes dy këngëtarëve ka patur një periudhë ngërçi mes tyre, mirëpo pajtimi mes tyre konsiston edhe me një bashkëpunim të ri mes tyre: “Vullkani”.
E para fanse është pikërisht Andrra, e cila siç duket po e pret me gëzim klipin dhe pajtimin e bashkëshortit me mikun e tij të vjetër. (D.D/shuplaka)