Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama teksa ishte i pranishëm në Konferencën e Donatorëve të mbajtur sot në Bruksel, foli në fund të takimit për disa çështje që sipas tij ishin komentuar gjatë në televizione.
Ai foli për vënie bastesh për dështimin e tij në këtë konferencë. Kryeministri nuk nguroi të thumbojë mediat që nuk kishin besuar në suksesin e tij në këtë Konferencë Donatorësh.
Gjithashtu Rama u adresoi një mesazh që sa herë të flisnin për të, qeverinë e tij dhe marrëdhëniet e tyre me botën do të dilnin të humbur teksa dukej mjaft i gëzuar nga shuma e mbledhur prej 1.15 miliard dollarësh.
“Në fakt bixhozi është i ndaluar në Shqipëri, por pash shumë njerëz sot që vinin baste në ekranet televizive dhe dëgjova shumë njerëz që vinin baste në lajmet online se do ishte gjithçka katastrofë.
Sepse natyrisht janë në kërkim të lajmit të keq që është ushqim i tyre i përditshëm. Megjithatë e humbën bastin. Mos vini bast kur bëhet fjalë për mua, qeverinë time dhe marrëdhëniet tona me botën.
Së dyti. Pasi thanë se kjo do të ishte një katastrofë, kur kontributet po rriteshin filluan të thonin eh po nuk munden t’i menaxhojnë. Mundemi dhe do t’i menaxhojnë. Mundemi dhe do t’i menaxhojmë. Sepse ashtu siç tha edhe Ursula po punojmë jo vetëm me miqtë amerikanë, por po kështu edhe me këto institucione dhe e dimë shumë mirë që në qoftë se do të gjesh njerëz që ta bëjnë jetën shumë të vështirë kur shpenzon para i ke këtu në këtë ndërtesë.
Jemi të sigurt që Ursula do të na japë më të mirët prej tyre dhe ne do të kalojmë nëpër dhimbjet e nevojshme në mënyrë që shpenzojmë mirë çdo para të taksapaguesve evropianë, por edhe të atyre shqiptarë. Ne na duhet të bëjmë më të mirën prandaj po ju them mos u shqetësoni gëzojeni ditën sot, ka një të nesërme për lajme të këqija”, tha kryeministri Rama.
(R.G/Faxweb.al)